SHARE

“Femra është substancë, burri është reflektim. Prandaj ajo nuk zgjedh paraprakisht, por mashkulli e kërkon dhe atëherë ajo zgjedh. Por duke kërkuar, ai nuk bën gjë tjetër veçse një pyetje, ndërsa zgjedhja që bën femra nuk është gjë tjetër përveçse një përgjigje. Në një kuptim, mashkulli është shumë më tepër se femra, në një tjetër kuptim, ai është pafundësisht më pak… Çasti është gjithçka dhe brenda këtij çasti femra është gjithçka…”

“E vërteta qëndron gjithmonë me pakicën, dhe pakica është gjithmonë më e fortë se shumica, sepse pakica në përgjithësi formohet nga ata të cilët e kanë një opinion, përderisa forca e shumicës është iluzionare, e formuar nga grupet të cilat nuk kanë asnjë opinion – dhe të cilët prandaj, në momentumin e ardhëshëm (në të cilin është evidente se pakica është më e fortë) e pretendojnë të vërtetën e tyre… përderisa e vërteta kthehet përsëri tek një pakicë e re.”

“Ja një fjalë e moçme, e frymëzuar nga bota e dukshme që na rrethon: ‘Kush punon, ha’. Çuditërisht, kjo fjalë e urtë nuk i përshtatet kësaj bote së cilës i përket, sepse kjo botë jashtë nesh i nënshtrohet ligjit të papërsosmërisë, dhe në të shohim sërish e sërish se ha ai që nuk punon dhe se ai që ia merr me gjumë ka më shumë bukë për të ngrënë se ai që punon. Gjithçka në botën jashtë nesh ndodhet në duart e atij që ka. Eshtë botë që i nënshtrohet ligjit të padallueshmërisë: xhindi i unazës i bindet atij që ka unazën, qoftë ky Aladini apo Nuredini, dhe ai që ka thesaret e kësaj bote i zotëron ato paçka se si i ka fituar”.

“Çfarë është një poet? Një njeri i palumtur i cili fsheh një ankth të thellë në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë aq të formuara sa kur psherëtima dhe britma kalojnë përmes tyre, tingëllojnë si një muzikë e ëmbël….Dhe njerëzit grumbullohen rreth poetit dhe thonë: “Këndoni përsëri së shpejti” – që do të thotë, “Vuajtje të reja ta mundofshin shpirtin tënd, por buzët e tua le të jenë të formuara si më parë, sepse britma vetëm sa do të na trembë, por muzika, ajo është e hareshme.”

“Ne të gjithë kemi frikë të vdesim, por ne gjithashtu jemi të tmerruar nga jetesa e përherëshme dhe këto dy gjëra punojnë bashkë për të krijuar një dëshpërim të plotë, ankth dhe mërzi, për të cilat nuk ekziston asnjë shërim përveç nëse jeni shumë i afërt me Zotin.”

Søren Kierkegaard