SHARE

Qeveria nuk është vendi ku mund të kërkosh zbatimin e risive teknologjike si inteligjenca artificiale. Por Ott Velsberg mendon të kundërtën. Si oficeri kryesor i të dhënave në Estoni, 28-vjeçari po mbikëqyr punën në vendin e vogël baltik për të futur inteligjencën artificiale në shërbimet që u ofrohen 1.3 milion qytetarëve atje.

“Ne duam që qeveria të jetë sa më e mprehtë”, thotë Velsberg, i cili punon për tezën e doktoraturës në Universitetin Umeå të Suedisë mbi përdorimin e internetit të gjërave dhe sensorëve në shërbimet e qeverisë. Qeveria e Estonisë e punësoi Velsbergun në gushtin e shkuar, në krye të një projekti të ri për të futur që synon të fusë inteligjencën artificiale në shërbimet që u ofron qeveria qytetarëve.

Velsberg thotë se 13 vende pune janë zëvendësuar me algoritme.

Për shembull, inspektorët nuk kanë më nevojë të kontrollojnë fermerët që marrin subvencione qeveritare për të korrur fushat e tyre çdo verë. Imazhet satelitore të periudhës maj-tetor futen në një algoritëm dhe më pas mbivendosen mbi hartat e këtyre fushave.

Algoritmi analizon çdo milimetër të fotove dhe përcakton nëse fusha është korrur apo jo.

Por projekti më ambicioz në këtë aspekt është ai i një gjykatësi robot. Ky i fundit mund të shqyrtojë pretendime të vogla prej më pak se 7 000 euro (rreth 8 000 dollarë). Ky sistem mund të lehtësojë gjykatat duke u dhënë zgjidhje disa rasteve.

Kjo risi pritet të nisë gjatë këtij viti, me një projekt pilot që do të fokusohet në momarrëveshjet për kontratat. Teorikisht, të dy palët në konflikt do të ngarkojnë dokumente dhe informacione të tjera relevante, dhe inteligjenca artificiale do të japë një vendim që mund të apelohet te një gjyqtar i zakonshëm. Ndërkohë, shumë detaje të projektit ende duhet të përpunohen. Velsberg thotë se sistemi duhet rregulluar pas feedbach-tu që vjen nga avokatët dhe gjyqtarët.

Estonia megjithatë nuk është e para në aplikimin e inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë. Në SHBA, algoritmet ndihmojnë në rekomandimin e dënimeve penale në disa shtete. Edhe Britania ka shqyrtuar në këtë mënyrë çështje që kanë të bëjnë me faturat e parkimit.

Ideja e një gjyqtari robot mund të funksionojë në Estoni pjesërisht për shkak se 1.3 milionë banorët e saj tashmë përdorin karta identitetit kombëtar dhe shërbime online të tilla si votimi elektronik dhe regjistrimi i taksave në mënyrë digjitale.(TemA TV)