SHARE

A e pandeh ti, që jeton, siç do vetë?
Pa kujdes, i pa trembur, i pa paplagosëshëm?
Që siç qe dje dhe nesër do të jeshë
Si të duash ti, si ti; ta vendosësh,
N’udhëtimin që të ngjanë i pa sosëshëm
Nuk t’a dha yçi i fatit t’ënd asnjëherë
Atë që je, më pakë a më shumë vlerë
Pa u zgjuar dot, nga ëndrra magjsitare
Që të heq për hunde, me frë e me vrerë
Jij i sigurtë, vëlla mor i mjerë
Pluhuri nga erdhi, në pluhur do vejë
Njeriu i xhindosur!

Koha futuron dhe kurrë më s’ngëthehet
Po të rrëmben sqifter, për të të shpurë
Ku vetë njeriu, po s’arrin kur t’i shprehet
“Dhe pakë! Se ka pambaruar një punë
Do qëndrojë Koha, si pianeci kur dehet
Në një gur të lëmuar, pështetur mbi gurë
Do të shkruhet data diçka që nuk përkëthehet
Dy data, të thata, emri dhe fshati
Mbështetur nën baltë puna dhe fati
Ëndrrat e kohës që ndryshon, po kurrë s’fal
Do ikësh më shpejt, po ike ngadalë
Sa hap e mbyll sytë, nga djepi te varri
Flete kur pandehe që ishe i zgjuar
Tani do filloçë gjumë të përjetësuar
Ashtu siç po flë unë, që më ka marrë malli
Të hidhja një valle që lashë pa mbaruar

Kur pandeh që je i lumtur diç po të djeg zjarri
Djek pa pandehur duk të përvëluar
Është gjumi i flamosur
N’a ranë short: si fqinjët e mallkuar

Në perëndim fatal të jetës t’ënde
Për të më besuar me shpirt e me mëndje
Për të mos të t’bjerë loti më i rëndë se plumbi
Për të mos thënë që frika të mundi
Për të t’u bërë m’ë e lehtë frymëdhënia e fundit
Për të ikur ashtu siç i përket çdo burri.

Imagjino për një çast që ti je në mua
Këtu larg n’anë tjetër të hënës
Një popull anonym rracash të huaj
Sa mbyll e çil sytë, do ndjesh që je i lumtur

Sido ta keçë hallin, sado të t’jetë dukur
E hidhur jeta, me kujtimet e nënës
Do vazhdosh udhëtimin; m’i lehtë më i zbutur
Do ta shporrësh maçin që të loth duke të ndukur
Përse humbe? Përse s’arrijte traguardin
Në qe a s’pat qenë, mos mallko Idealin
Pije kupën, siç e piu Sokrati
Qe faji yt? A qe faji i fatit
Mbylli sytë, pa rënë loti, në qofsh rracë Labi
Mende top! Besën në zemër.