SHARE

Të kam dashur gjithnjë në heshtje
duke peshuar hendekun e asaj dashurie
e t’asaj heshtjeje,
e mandej, edhe kur i shkruam shoshoqit
kujdesi printe dorën time
që çdo kuptim
të gjendej veç në hapësirat e bardha,
e prapëseprapë ndihesha i pështirë
a thua se aluzioni më i pakuptueshëm
kullonte jargë lypsari.

Kurrë në asnjë rast s’dyshova
se ti e dije
gjersa bashkë zbuluam
se kishim jetuar tridhjetë vjet n’lajthitje

ti duke shpërfillur
unë duke pandehur
e atëherë një gjë u qartësua
që memecit
veç rrahja e zemrës
i shungullon.

MICHELE MARI

Nga vëllimi “100 poezi dashurie për Ledihouk”
Përktheu Beti Njuma