SHARE

E si mund të besosh dikë, kur nuk beson në Zot??

Këtë herë krejt ndryshe, filloi vetë bisedën pa pyetje.
Ishte i fokusuar në kujtimet e tij…
-Dhe kështu djalosh nis dashuria, merr
përsipër fatet e dy të panjohurve, pak kohë më parë.
Dua në këto çaste të hedh dritë mbi të shkuarën…
Për më tepër të shikoj thellë në vetvete, gjithçka.
Nisjen dhe përfundimin..

-Po ju dëgjoj me vëmëndje….

-Shpesh është e nevojshme të jemi dinamik,
të sjellshëm ndoshta më tepër se duhet..
Do të thuash:
-Përse kjo?
-Sepse nuk duhet të harrojmë asnjëherë rrahjet e zemrës.
Kur gjithçka është në fillimin e fundit,ti ruaj vetëm çastet e bukura.
-Përse kjo do të më pyesësh ti:
-Sepse është një mënyrë për të vazhduar më tej..
Mos të mbytesh në trishtim..

-Si mund të kujtosh çastet e bukura?
Ne njerëzit jemi të destinuar të kujtojmë vetëm të këqijat…

-Për të qenë ndryshe nga të tjerët, por jo
për ata për veten tënde. Duhet të jetosh me të
bukurat e shkuara, të ndihesh mirë dhe në paqe me shpirtin.
Të kujtosh zënkat përse jo:
Kanë edhe ato vëndin e tyre.
Madje paksa të veçantë e bëjnë më pikante dashurinë..

-Përse duhet të vazhdosh i lodhur, të kapesh mbas të djeshmes ?

-Sepse sot mendon ndryshe, dje fajin e kishte dikush tjetêr.
I thoshje vetes, por kur kthen sytë shikon të vërtetën e hidhur.
Je ti me prezencën tënde, pa ditur se ç’farë do dhe ç’farë të mungon.
Je shkaktar që e bën dikë të jetë me ty, dhe të ndihet vetëm.
Sot…

Heshtje…

Ofshamë..

-Vështronte mes duarve të mbështetura mbi fytyrë..
Atëherë e pyeta:

-Ç’farë doni të thoni me sot???

-Dua të them se jam penduar, kur ajo kishte nevojë për dikë.
Pêr një burrë që ta merrte në krahë.
Ta adhuronte, të mbështeste kokën në supin e tij ,
në çastet kur trishtohej…
Por unë…

-Ju nuk e bëtë këtë?

-Ndoshta e bëra disa herë por jo në kohën e duhur..
E desha…
E dua ..
E vrava jetën time dikur…. kur e lash dashurinë të iki…
Ato që më mbajnë gjallë,dhe më bëjnë të
kthehem në kohë, janë kujtimet..
Por e di është vonë,për të vërteta që humbën në vite..
Tani e kuptoj, se nuk na pjekë mosha, por ndodhitë, ngjarjet..

-Mosha nuk ruan rol në pjekuri doni të thoni?

-Natyrisht luan por faktori kryesor janë
historitë e jetës, ato të pjekin..
Dhe në të vërtetë të pjekin vështirësitë, është një mënyrë efikase.
Mos të fajësosh të tjerët, për gabimet e tua,
të cilat nuk i pranove dhe dëgjove kurrë..
Dhe kur zemra ndahet me llogjikën, nuk janë më një ..
Atëherë…atëherë është më mirë të largohesh me dinjitet…

-Mori frymë thellë dhe nisi sërish..

-Do iki, me ika ka ndryshim, kur dashuria nis e shuhet..
kur të dhurojnë dhe ti nuk fal, nuk është e dyanëshme..
Nuk ka më vlerë ..
Largohu…
Sepse është e nevojshme të jesh vetëm për të gjetur
ekuilibrin që ke humbur, besimin..

-Ku doni të dilni?

-Dua të them që sigurisht ne jemi mosbesues,
dyshojmë në gjithçka,edhe ndaj Zotit.
E kërkojmë atë kur kemi nevojë.
Ose kur humbim diçka ,lutemi përmes lotëve.
E si mund të besosh dikë, kur nuk beson në Zot??
Aty fillojnë dilemat dhe kurrë nuk ndjen vetmin kaq fort ,
sa në çastet kur je me dikë por vetëm.
Kur mendoj këto më vjen keq për veten,
nuk arrita të kuptoj në kohë.
Ç’është dashuria, ndjenjat, mendimet dhe dëshirat?
Të vendosja një ekuilibër dhe diferencë ndërmjet tyre..
Pa qenë i nevojshëm largimi

-Nisi të qeshte por ajo e qeshur ishte, sikur fjalët vrasëse..

Pas pak…

-Vitet ikin, jetova por nuk jetova gjatë, jeta …
Hëm, dhe ajo la gjurmët e saj në shpirtin tim.
Vendosa të jem një frikacak, dështak egoist,
që nuk pranova dorën që mu dha.
U mbyta në egoizmin tim..
Dhe kujto djalosh:
Nëse nuk ndjenē njeriun tënd, fjalët e tua vrasin jo
vetëm atë ,por edhe ty
.Avash-avash e kupton,kur vitet lënë shenjë mbi flokët e tu..

-U ngrit nga tavolina drejtë derës, foli pa kthyer kokën,
duke rregulluar kapelen..

-Jetojmë në një kohë, ku nuk besojmë as veten.
Duke mosbesuar të gjitha shuhen.
Beso ,nëse beson do arrish qëllimin, me pak fjalë lumturinë…

-Doli jashtë dhe humbi në rrugën e errët si përherë…

Silvana Dhori Xhelaj