SHARE

Është aq e vështirë të besojmë se papërsosmëritë tona janë, në fakt, normale dhe të zakonshme. Është e vështirë të pranojmë se “mangësitë” nuk janë reale, dhe se e shëmtuara nuk ekziston.

Shoqëria, mediet, dhe industritë e bukurisë na kanë ndikuar gjatë gjithë jetës. Jemi rritur duke i besuar gënjeshtrat se shenjat e pas lindjes duhet zhduken, që pikat në lëkurë janë të gërditshme, dhe se vetëm lëkura krejtësisht e pastër është tërheqëse dhe e bukur.

Vazhdimisht jemi ushqyer me të pavërteta si “duhet të kesh qerpikë më të gjatë”, “vetullat e tua nuk duhet të jenë kaq të trasha”, “buzët e tua janë shumë të plota/të holla”, “nuk duhet të kesh fare bark”, “celuliti yt është jonormal”, “je shumë e hollë/e plotë”, e të tjera.

E vërteta është se ne asnjëherë nuk do të jemi mjaftueshëm të mirë për të tjerët. Asnjëherë nuk do të jemi të përosur për median dhe industritë e bukurisë. Por dijeni këtë: ne veçmë jemi të mjaftushme, dhe veçmë jemi të përkryera. Edhe nëse nuk duket kështu për momentin, dikush do të të dojë për atë që vërtet je. Dhe mund që këtë ta bëjnë më shumë njerëz. Njerëz që nuk pajtohen me standardet e paarritshme, dhe në vend të kësaj e dijnë se ti je e përsosur si vetja jote më autentike. Shikoji miqtë, familjen dhe njerëzit që i do. Ata të vlerësojnë. Të duan ashtu siç je. Dhe në sytë e tyre ti je e mahnitshme.

Dhe më beso, e di se është e vështirë ta pranosh bukurinë tënde. Si nje vajzë nga Lindja e Mesme, që ka vetulla që konsiderohen “shumë të trasha”, lëkurë që nuk është “mjaftueshëm e pastër” pavarësisht se sa shumë kujdeset për të, dhe një trup që vazhdimisht gjykohet, e di se është e vështirë të ndihesh dhe të besosh se bukuria është çdoherë aty, pavarërisht gjithçkaje.

Por, hapi i parë është të kuptosh se nuk je e shëmtuar sepse e shëmtuara nuk ekziston. Unë mund të mos duken dërheqëse për X-in, por në sytë e mi duhet të jem një perëndeshë. Në anën tjetër, nëse njerëzit rreth teje nuk janë përkrahës dhe të dashur, largohu prej tyre. Kujdesu për veten. Ti meriton të ndihesh e lumtur. Dhe mos e krahaso veten me asnjë standard jashtë vetes tënde. Standardi më i rëndësishëm është të jesh një version më i mirë i vetes. Kaq.

Të gjithë jemi të ndryshëm, dhe të gjithë jemi të bukur sepse bukuria nuk mund të spjegohet nga një grumbull standardesh joreale që vlejnë veç për 0,5% të njerëzve në Tokë. Thuaji vetes tënde se je e bukur, sepse pavarësisht se sa shumë njerëz mund ta thonë këtë, nëse nuk e beson thellë brenda vetes, kjo do të të shqetësojë çdoherë.

Një gjë që më ka ndihmuar përgjatë rrugëtimit tim për ta pranuar veten – dhe shpresoj një ditë, edhe për ta dashur veten – është ndjekja dhe përkrahja e grave që duken si unë, gjë që më ka bërë të ndihem e përfaqësuar. Përfaqësimi ka rol shumë të madh në rrugëtimin tonë për dashuri ndaj vetes, kështu që gjeji njerëzit që të përfaqësojnë, dhe mund të frymëzohesh t’i përfaqësosh ti të tjerët një ditë!

Një pikë bonus, ju këshilloj ta ndjekni I WEIGH në Instagram, të themeluar nga aktorja Jameela Jamil, me qëllim të vetëdijësimit të grave dhe burrave se vlera e tyre tejkalon mishin dhe eshtrat e tyre.

“Fluturat nuk mund t’i shohin krahët e tyre. Nuk mund të shohin sa të bukur janë. Por të gjithë të tjerët i shohin ato. Edhe njerëzit kështu janë.” – Naya Rivera, aktore dhe shkrimtare./supergrate.net