SHARE

Po ti a ishe atë ditë? Më ke pritur? E nëse po, sa më ke pritur? Unë rendja për të mbërritur në kohë, duke dihatur, duke u penguar, mund të më merrnin për të marrë. Por do të ish dashur të fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, në një distancë ëe frikshme nga ty, që s’mund ta dije.

Kështu, kur ora eci aq shumë, sa ishte e pamundur të mendohej që ti ndodheshe ende aty, unë rreshta së vrapuari dhe, dalëngadalë, sot kam arritur, por ti s’je më.
Nuk je më, sepse kanë kaluar shumë vite, dymbëdhjetë vjet rrugë të pandërprerë në drejtim të kthimit, dhe amuret e bronxta janë zhdukur, në fytyren e kariatideve* prej stukoje nën qemer, pluhuri ka krijuar rrathë të neveritshme te sytë, dhe suvate e rena, dhe nga hënëza me xhama e mesakut portierja flokëshprishur që kapsallit sytë, përherë.

Dhe anëve tabeleza njëra mbi tjetren “Dentist ne katin e III – Sittam perfaqesi reklamash – Farera vajore – Vinciguerra ne te IV – Studio noteriale Rossi – Schiaffera” Dhe një tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel e buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si damë e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez, i rëndë e i flashket, ne syte e kërmillte barra te tmershme familjeje.

Kurrë, pra dielli s’ka hyre në këtë korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh në arrati. Por vajtje- ardhje pa hare, pështyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerezit për te noteri e dentisti.
Unë pyes:
“Më falni, vallë mos keni pare gjë…?”
“Kur?” pyesin
“U bënë fiks dymbedhjete vjet”
“Po”, pergjigjet njeri, “me kujtohet.

Po rrinte në këmbë e po priste. Kishte nje pallto blu e një kapele me lule. Ishte e hirshme , shumë e hirshme”
“Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?”
“Edhe sikur pesedhjete të kishin kaluar, prapë se prapë do të më kujtohej shumë mirë, përherë do ta kujtoj…E njoha tamam atëherë , atë ditë, po po, tek priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth një orë. Pastaj unë e shoqerova me çader në shtëpi…..Eshte ime shoqe, zotëri, më ndjeni.”

Dino Buzzati