SHARE

Je i vetmi njeri që nuk do të doja
të kisha pranë..
E di përse?
Sepse të desha.. 
Të quaja motivin tim të heshtur doja të
isha me ty. Nuk e di përse dëshiroja
vëmêndjen tënde, ndoshta për një arsye
të vetme, vetëshkatërrim.

Gjithë ajo madhështi thurur në trurin tim,
për ç’farë mund të duhet?
Ndoshta për të mos jetuar
Nuk jam perfekte sikur ti thua..
As kërkova ,as deshiroj të jem e tillë
Bej gabime si ti, sì te gjithe.
Por përpiqem ,luftoj me përditshmērinë
të jem strikte, të mos t’i thyej etikat e mirësjelljes
as të moralit..

Por ka çaste me pëlqen të jem kryeneçe
e pabindur…nuk e di përse?
Ku qëndron shkaku ose pasoja,
e di mund të kem armiq.
Nuk më duhet kështu jam unë ..
Nuk jam ëngjëll..
Nuk kam madje dëshirë asnjē,
as diçka të përbashkët,
as ndonjë detaj të ngjaj sadopak me ta.

Jam unike në llojin tim ,nuk ngjaj dhe as
imitoj askënd,jam vetëvetja..
-Ti më thua i shikoj gjërat bardhë e zi…
-Jo e ke gabim …Unë shoh shumë
ngjyra por ti e prish detektorin e tyre
i shndëron gri..
Më thua i dua gjërat sipas mënyrës sime ,
jam egoiste dhe e llastuar..
Më thua jam e veçantë e pazakontë ,
Të jesh me dikē nuk është rastësi
,është zgjedhje, dëshirë.

Është një ndjenë hyjnore të duash dikë,
është bekim, është e shenjtë..
Por është edhe frika mos të humbësh
dhe zhgënjehesh ,frika e lëndimit…
Sepse të desha, sepse të dua për këtë
do të largohem…
Po jam egoiste, largohem se nuk
duroj lëndimin…

Silvana Dhori Xhelaj