SHARE

Gratë e forta duken të pacënueshme, të ftohta, madje të pandjeshme. Vetëm në një shikim sipërfaqësor, në realitet, kjo “koracë ” fsheh shpirtra që shpesh janë të butë, të zhytur në mendime, bujarë. Dhe pas dukjes, gratë e forta vuajnë si të gjithë të tjerat, edhe pse janë mësuar, për një sërë arsyesh, që ta bëjnë në heshtje.

Gratë e forta janë mësuar të mos qajnë, sepse ato janë mësuar, gjatë rrjedhës së jetës, të përballen me çdo sfidë. Kjo nuk do të thotë se ato janë të imunizuara ndaj dhimbjes, thjesht qëndrimi i tyre është ndryshe!

Gratë e forta e dinë se të tjerët janë mësuar që t’i shohin si njerëz pozitivë, të afta për të përballuar pa ankesa dhe, për t’i mos zhgënjyer, ato përpiqen të shfaqen gjithmonë në lartësinë e duhur. Por nuk e bën nga frika e gjykimit të të tjerëve, por nga bujaria.

Të mësuara siç janë, që t’ia dalin me forcat e tyre dhe të ecin përpara vetë edhe në situatat më të vështira, gratë e forta kanë prirjen ta fshehin dobësinë dhe brishtësinë e tyre, duke ngjarë gjithmonë të papenetrueshme. Por është vetëm dukje!

Aftësia për të përballuar me pozitivitet situatat e vështura është një cilësi tipike e grave të forta. Më shumë se cilado tjetër, dinë të ringrihen në këmbë pas situatave traumatike, shpesh herë edhe më të vendosura se më parë.

Gratë e forta dinë se personat e tjerë, qofshin fëmijë, kolegë, partnerë apo miq, mbështeten tek to. Për këtë arsye, kur ndihen keq, përpiqen të mos bëjnë që kjo të peshojë mbi të tjerët. Çfarë kuraje e pabesueshme!

Të mësuara siç janë që të japin, edhe pa marrë në këmbim, sepse për to është e natyrshme që ta bësh, mund të ndodhë që të shfrytëzohen nga të tjerët dhe që, të shtyra prej bujarisë, bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Fatmirësisht ndërgjegjësimi për veten, në situata shumë negative, i indihmon që të thonë jo. / MeB