SHARE

 

– Sot mendova diçka ndryshe djalosh…

– Ktheu vështrimin tek gruaja që ndodhej përballë tij…

– Është shoqja dhe mikja ime më e mirë, me pak fjalë, do të thotē si është të jesh grua në ditët tona…

– Për një çast u hutuva,ishte e papritur,por një e papritur e këndëshme…

……

– Atëherë! Mirë se erdhët, një surprizë e veçantë për mua…

Buzëqeshi dhe tundi kokën sikur thoshte…

– Edhe për mua…

– Ju jeni një grua rreth të dyzetave… çfarë mund të thoni për jetën tuaj?? Brezi juaj është i viteve nëntëdhjetë, çfarë mbresash keni???

Heshtje…

– Brezi ynë…. një brez tranzicioni, jetoi dy rende shoqërore, socialist dhe capitalist.

Mund të them ishte vendimtare ajo periudhë… Për më tepër, të qenit femër…

– Çfarë doni të thoni; me të qenit femër??

– Gjithmonë është e vështirë për një femër, nga mentaliteti i trashëguar. Por atëherë ishte shumë më tepër se e vështirë…

Ajo periudhë la gjurmë në çdo vajzë, shumë ëndrra mbetën dëshira, dëshira që mbetën ëndrra…të paarritura për to…

– Duke qenë më i ri se ju nuk mund të përfytyroj atë periudhë, për më tepër të qenit mashkull nuk mund të kuptoj. Mund të përshkruani si ishte jeta juaj?

– Jeta jonë??? Ishte si të them e mbushur me imazhe me vizion për të ardhmen. Kishim motivet e moshës, dhe disa prej nesh jeta nuk na i dha të gjitha, na detyrohet… Ishim si Hirushja që ëndërronim të gjente princi këpucën e mbrēmjes… Por me ne ndodhi e kundërta, humbën njërën (ëndrrat). Dhe nuk pritëm shpëtimtarin, por e hodhëm poshtë këpucën e magjishme dhe ju shpërveshëm jetës…

– Ka qenë e vështirë për si u ndjetë gjatë asaj kohe?Çfarë ju ka mbetur peng??

– Për mua peng ishte Universiteti, ëndërrova shumë… Por thash të qenit femër është disfavor. Frika e rrëmbimit të asaj kohe… nuk guxova kurrë të shkoja…

Pastaj gjithçka rrodhi natyrshëm: fejesa, martesa, fëmijët. Më mbas emigrimi dhe marrja me vete e ëndrrës së mbetur peng… Por gjthçka është efikase me kalimin e viteve. Shpesh mendoja të kthehesha ta vazhdoja, por edhe këtë vit edhe tjetrin, të rriten edhe pak fëmijët… Kështu me gënjeshtra ikën vitet. Dhe ja tashmë kam akoma ëndërr…

– Po dashuria si ishte gjatë atyre viteve??

– Dashuria?? Dashuria për ne ishte e shenjtë. e dëlirë. Një fjalë, një shikim ishte gjithë bota jonë. Dashuri është edhe të duash njerëzit që ke rreth, të të bëjnë të ndihesh mirë dhe të kenë dëshirë ti bësh të ndihen po ashtu.

Dashuri do të thotē të ndjesh nevojë për dikë ta kesh pranë. Dhe ne jetuam të tillë në vitet tona, por sot…

– Çfarë doni të thoni me sot???

– Ky është thjeshtë një mendim imi, ju nuk mund të bazoheni mbi këtë që do them…

Nëse do të mbyll sytë për një çast, të krahasoj kohën tonë me kohën tuaj mund të them se:

Në prisnim dashurinë dhe e ndeshëm atë, kurse sot…Vajzat sot presin dashurinë dhe më pas ndeshin vetminë. Gjithçka sot është një vitrinë e stolisur bukur. Por të gjitha janë të rreme. Madje edhe qytetet më duken të rremë teksa i shoh. Të flas më tej për njerëz për buzëqeshje, dhe sa më tepër kalojnë vitet aq më tepër ndjej të thellohet koha e shkuar me të tashmen. Dhe i ke të gjitha dhe je bosh, nuk ke asgjë nuk ndjen asgjë. Femrat e atyre viteve ishin më entuziaste dhe njëkohësisht serioze, kishin një aftësi të rrallë që ndeshet tashmë. Fitonin respektin, kujdesin dhe dashurinë që duhej t’ju jepnin…

– Një pytje pak sa e çuditëshme por unë do ta bëj: Ju kanë lënduar ose qoftë ju vetë keni lënduar??

– Natyrisht por të gjitha këto janë të pjesëshme dhe relative… Varet nga këndvështrimi i çdo kujt. Shpesh mendoj se sjellja jonë është produkt i shpirtit tonë…

– Pash të emocinohej dhe këtu mendova të mbyll bisedën. Sot u largova unë i pari, duke i lënë miqt e mi në vitet e tyre…/filozofia.al

Silvana Dhori Xhelaj