SHARE

Në këtë rrugëtim nuk do të lëm prapa krahëve
asgjë tjetër përveq kujtimeve të kristalta.
Kur kuptimin e kësaj jete e shumëzojmë me dashuri,
atëherë ngjallet deshira për t’ia shtrënguar dorën cdokujt me ngrohtësi, për t’i treguar se jemi aty edhe kur të gjithë janë larguar edhe atëherë kur vështirësia ka marr rrugën e vet pa meshirë drejtë deshtimit.

Pikërisht atëherë pritet ngritja jote kundrejt uljëve sepse jo rastësisht je pikërisht ti i përzgjedhuri për tu sfiduar…
Ai shtrëngim dore dhe ai ledhatim më fjalët që burojnë
nga fundi i shpirtit të sinqert mbetën si kujtimi më i ngrohtë në zemër!

Atëherë kur ne ikim, në realitet ne mbetemi të harruar vetëm si frymëmarrje, por vazhdojmë të jetojmë si kujtim për dikënd ose ndoshta ti mbetesh frymëzim apo arsyeja pse dikush e vazhdon rrugëtimin pa njohur barriera!
Shpesh duhet të pyesim vetën cfarë do të ndodhte me ne nëse jetën e lexojmë si një mesazh të një ëndrre dhe cdo sekond e jetojmë me modestinë e lutjes!

Prandaj ndalo ta japesh shpirtin për gjerat pashpirt…
duaje të thjeshtën sepse vetëm aty gjëndet e vërteta e nga kjo e fundit
e ke të garantuar paqen, të tjerat mund të fitohen me pak përkushtim.
Kjo jetë ka rezervuar për secilin nga ne pafundësisht shumë,
gjithcka e kemi përpara syve, vetëm na mjafton të dim ti ndjekim
parimet e normalës dhe të kuptojmë se për të merituar diqka
duhet ta njohim ligjin e shkëmbimit!

Nora Krasniqi