SHARE

Zgjohesh me mallin…
Të rralla janë ditët tua që frymojnë në heshtje
E ti zgjohesh me mallin që dhembje nuk ndjen
Me mallin që harrohet përditë në vete
Me mallin që harron edhe emrin tënd

Zëre se të kam dashur edhe një ditë më shumë,
Me mallin që s’shihet E dhembjen që fshehë lot…
Zëre se te kam dashur,më shumë se e djeshmja….
Më shumë se e djeshmja qe iku edhe sot

Sa të rralla janë të nesërmet tua
Të rralla ditët që lutën në sy
Po ne jemi dashur e jemi harruar
Nga malli në mall nga ditë në ditë

Ti zëre se të kam dashur edhe sot si sot
Edhe sot si dje,a një ditë më shumë..
Malli do rritet si kujtim ndër ne
Ne një datë a ditë,do më kujtosh dhe ti!

Jegi