SHARE

Dashuri, Ndjenjë, Energji…

Dashuria ??
Ç’farë është? Ndjenjë?
Energji ?
Apo të dyja bashkë. Është energji pozitive kur ka tërheqje,
Universi përcjell këtë energji magjike nëpërmjet shpirtit .
Mund të jetë e përjetëshme …?
Jooo..
Asgjë nuk është e përjetëshme, as ne që prodhojmë këtë energji..

Është energji sipas ligjeve të fizikës ..
Sipas tyre ata thonë se reduktohet, transformohet respekt ose në të kundërt,
urrejtje .. Ose sipas kimisë atomet janë baza, dmth dashuria .
Kur njeh mirë strukturēn elektronike konvencionale,
edhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave
(energjisë) është pozitiv i paevitueshëm.
Ndërsa prishja e kësaj lidhje transformohet në energji negative.
Njohja e materies. …

Dashuria…
Koha tregon se urrejtjet më të mëdha janë kthyer në dashuritë më të forta..
Uljet dhe ngritjet e trasformojnë atë në urrejteje.
Sa më e fortë dashuria e njëjtë dhe urrejtja…
Ne jemi pjesë e natyrës pjesë e përshtatjes së saj ..
Dashuria ..

Urrejtja … larg njera-tjetrës, një distancë frymëmarrjeje .
Vetëm kaq distancë në shpirt ,dhe filozofia ndryshon …
Dashuria dhe Urrejtja e njëjta monedhe .
Në kohën e rrotullimit të saj luhet fati yt….
Kushdo anë të bjerë secila është vetëm një frymëmarrje larg …

Silvana Dhori Xhelaj