SHARE

E Pamundura

Ka Njëzet Vjet Që Ti Mungon
Zbrazëtirën Asgjë Se Mbush
Në Tryezën E Gëzimit A Të Brengës Sonë
Ka Një Vend Ku S’ulet Askush 

N’aeroport Të Rinasit Nga Ike
Pistat Janë Të Shtruara Gjithnjë
Të Gjithë Avionët Ty Të Marrin
Por Pas S’të Kthen Asnjë

Vec Mes Gjëmimit Të Motoreve
Duralumini Ndrit, Dritheron,
Zëri Gjemuer Dhe Buzeqeshja Jote
Vijnë Një Cast Dhe Prap Shkojnë

 

Pritja

Telefoni po merr një sy gjumë para ardhjes sate
Abazhuret varen të heshtur mbi pritjen
Përbindëshat mbi qilimin e dhomës dremitin të qetë

Ora kaloi
Ti u vonove
Drita e abazhureve u bë e keqe
Si i vrare telefoni ka rënë përmbys e s’merr frymë
Tani përbindeshat filluan të lëvizin
Ja, po zgjohen me leshra të kërleshura mbi qilim

Ti do vish patjeter të qetësosh gjithcka

 

Ti Dhe Hëna

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu
Retë shtuhen me vrap pa reshtur
Hëna duket aty-këtu

Porsi retë mendimet e mia
Po më shtyhen ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të kurse ti
në ëndërrimet e mia përjetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.

Ismail Kadare