SHARE

 

Të kujtohet..

Të kujtohet kur flokët, mi njomte shiu
Dhe mbi qerpik dukej, si një pikë vese
Mi shihje sytë, në ngjyrën e qiellit
Dhe kur e kujtoj, ndjej mall zemre

Të kujtohet kur qielli, kish ngjyrë gri
Dhe vjeshta, sillte shiun e parë
Në dyert e shkollës, kërkoja ty
Porsi ditët, në kalendar

Se ç’mu kujtua, një ditë shiu
Si dikur vija, në shtëpinë tënde
Kërkoja më kot, me bluzën e lagur
Sytë e tu, me fjalë zemre

Nuk di a kam qarë, prej mallit tim
A…prej fjalëve, që dikur nuk u thanë
Sot kthej kokën, në udhën e jetës
E shoh gjurmët, e atyre që u ndanë

Si mundet vall, dashuri të tilla
Të mbeten, vetëm në ditar
Kalojnë vitet dhe ndodh akoma
Ditëlindjen, të kërkoj në kalendar …!

 

Nëse

Nëse një dit, unë shkoj nga jeta
Buzë parajsës, do rri të pres
Dhe nëse të merr, malli i zemrës
Në ferrin e tokes, për ty do zbres

Të me kujtosh, se edhe larg
Unë parajsës, kam një vend për ty
Se nëse jeta, per dreq na ndau
Përtej saj do jemi, prap të dy
Si krahët e një ëngjëlli, bashkë do jemi
Dhe dashuria jonë, ëngjelli vetë
Në mos na lëntë kjo jet, pranë njëri – tjetrit
Do jemi të dy, në një tjetër jet!

Fleta Satka