Artikuj

Ballina Artikuj

Si të rrisni fëmijë kreativë, në vend se t’i bëni robotë ambiciozë?

Kur përmendet fjala kreativitet, shumica e njerëzve me këtë fjalë e imagjinojnë artin, muzikën, vallëzimin, aktrimin dhe aktivitetet të ngjashme me këto. Sidoqoftë, kreativiteti është blloku ndërtues i shoqërisë ashtu siç e njohim sot dhe brenda vetes e ngërthen secilën fushë të mundshme të cilën ju mund ta imagjinoni.

Dhimbja është mësuesja më e mirë në jetë…

Kur humbasim një person të dashur; kur i japim fund një lidhjeje në të cilën jemi përfshirë maksimalisht, arrijmë ta kuptojmë vërtet se fundi i diçkaje na ofron mundësi të pafundme për ta njohur, vlerësuar dhe respektuar veten tonë.

Epikuri: “Tre gabimet që i bëjmë drejt kërkimit të lumturisë”

Edhe sot, Epikuri mbetet një udhërrëfyes i nevojshëm në shoqëritë e përparuara kapitaliste të konsumit, për shkak se reklamat – mbi të cilat bazohet sistemi – funksionojnë duke ngatërruar njerëzit për atë që mendojnë se u duhet që të jenë të lumtur. Një numër shumë i madh reklamash fokusohen pikërisht në ato tre gjëra që Epikuri i identifikoi si karremi fals i lumturisë: dashuria romantike, statusi profesional dhe luksi.

Ku “gaboi” Edward Snowden?

Nga Naom Chomsky

Parimi themelor është gjithmonë i njëjti: pushteti nuk duhet të ekspozohet në dritën e diellit. Snowdeni u bë krimineli më i kërkuar i botës për arsye se nuk e kuptoi këtë koncept: transparenca duhet të jetë totale për qytetarët, por jo për të pushtetshmit që duhet të mbrohen nga ky armik i frikshëm.

Historia e Sokratit – një qytet i tërë kundër filozofit!

Mund të kishte shpëtuar, të arratisej i ndihmuar nga dishepujt e tij besnikë. Sokrati nuk e bëri sepse nuk do të donte kurrë t’u kundërvihej rregullave të qytetit të tij. Dhe ishte pikërisht qyteti i tij që e akuzoi: Athina demokratike kishte frikë nga ai njeri jo aq sepse kishte “shpikur” filozofinë, por sepse ishte ndërfutur në rregullat e demokracisë

Einstein mbi shkencën dhe fenë!

Pjesa e dytë nga “Einstein: Bota si e shoh unë”

Domethënia e jetës

Cili është kuptimi i ekzistencë sonë, cila është domethënia e ekzistencës së të gjithë qenieve të gjalla në përgjithësi? Të dish t’i përgjigjesh një pyetje të tillë, do të thotë të kesh ndjenja fetare.

Dhjetë gjërat për të cilat njerëzit besonin se janë bërë nga Satani!

Nga David Tormsen

Djalli është akuzuar për krijimin e shumë gjërave, duke përfshirë edhe muzikën rock & roll, Herri Poterin, Dungeons & Dragons, dhe shumë elementë të tjerë të industrisë së argëtimit. Por ju mund të befasoheni kur të mësoni, se disa gjërat më të zakonshme përreth jush janë akuzuar rëndë si vepra djallëzore të Satanait.

Episode nga jeta e dijetarit të madh, Aristotelit

Me siguri, ju keni dëgjuar të paktën një nga këto thënie të “pavdekshme” në një moment gjatë jetës tuaj: “Njohja e vetes, është fillimi i çdo urtësie”; “Asnjë mendje e madhe nuk ka ekzistuar ndonjëherë, pa një prekje çmendurie”; “Lumturia është kuptimi dhe qëllimi i jetës, i gjithë qëllimi dhe fundi i ekzistencës njerëzore”; “Përsosmëria nuk është një aksident. Ajo është gjithmonë rezultat i qëllimit të lartë, përpjekjeve të sinqerta, dhe ekzekutimit inteligjent; ajo përfaqëson zgjedhjen e mençur mes shumë alternativave – zgjedhja, jo rastësia, përcaktojnë fatin tuaj”; si edhe “të arsimuarit ndryshojnë nga të pa-arsimuarit, po aq sa të gjallët ndryshojnë nga të vdekurit”.

Sarkazma – shenjë e mendjes së mprehtë!

Të gjithë bëjnë ndonjë koment sarkastik herë pas here, dhe ata që identifikohen si sarkastikë nga natyra nuk mund të mos e bëjnë këtë humor verbal, Sarkazma mund të jetë një biletë e shpejtë për t’u keqkuptuar prej të tjerëve, por nuk është domosdoshmërisht një tipar i keq i personalitetit. Ka shumë gjëra pozitive kur ke një personalitet sarkastik.

Depresioni sezonal: mposhtja e mërzisë dhe monotonisë vjeshtore!

 

Pavarësisht nëse jetoni në hemisferën veriore ose jugore, dhe pavarësisht ndryshimet të cilat i sjellin stinët, e vërteta është që për shumë njerëz, arritja e vjeshtës vjen edhe me disa ndryshime të caktuara emocionale që lidhen me ndjenjën e mërzisë. Është depresioni i vjeshtës.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Fragmente nga Charles Baudelaire

"Duhet të jesh gjithmonë i dehur. Këtu qëndron gjithë puna; kjo është e vetmja çështje. Për të mos ndier barrën e tmerrshme të Kohës...

Heinrich Heine