Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Fyodor Dostoyevsky

Në këtë botë, nuk ekziston asgjë më e vështirë se sinqeriteti dhe asgjë më e lehtë se lajkatimi. Nëse brenda sinqeritetit, vetëm një e njëqindta pjesë për të nuk është e sinqertë, kjo në mënyrë të menjëhershme e prodhon mosmarrëveshjen, e si rezultat edhe demaskimin.

Zizek: Të lumtur përgjithmonë janë vetëm budallenjtë

“Lumturia asnjëherë nuk ka qenë e rëndësishme. Problemi është se ne nuk e dijmë çka në të vërtetë duam. Ajo që na bënë të lumtur nuk është arritja e asaj që e dëshirojmë, por ëndërrimi i asaj që e dëshirojmë.

Osho

“Person i pjekur është ai që nuk imiton, ai i cili fillon të ndjekë rrugën e vet, i cili fillon të jetë në mënyrën e vet, i cili fillon të kërkojë natyrën e tij: “Kush jam unë?” Dëgjojeni qenien tuaj. Ajo vazhdimisht ju jep shenja, por është ende një zë i vogël. Ajo nuk bërtet, kjo është e vërteta.

Kahlil Gibran

“Lejoni të ketë hapësirë në bashkimin tuaj dhe lëreni frymën e qiejëve të vallëzojë mes jush. Dashurojeni njëri – tjetrin por mos e bëni dashurinë një marrëveshje: lërni atë më shumë të jetë një Det i levizshëm mes brigjeve të shpirtërave tuaj.

Pjesë nga “Zonja Z” – Albatros Rexhaj

“Të dua edhe atëherë kur çmendesh në histeri xhelozie.
Madje edhe kur bëhesh si budallaqe dhe ma dhunon mendjen me ca teori që vetëm ti di t’i shpikësh.

Osho për dashurinë…

Ju do të habiteni kur të mësoni se fjala angleze love, dashuria, rrjedh nga fjala sanskripte “lobha”, dmth “lakmi”.

Amos Oz

“Konflikti izraelito – palestinez, izraelito – arab, është në thelb një konflikt mes dy viktimave. Dy viktima të të njejtit tiran. Evropa –  e cila kolonizoi botën arabe, e shfrytëzoi, e poshtëroi, e shkeli me këmbë kulturën e saj, e kontrolloi dhe e përdori atë si një shesh loje imperialiste – është e njejta Evropë që diskriminoi hebrenjtë, i persekutoi, i mundoi ata, dhe në fund, i vrau në masë në një krim të paparë gjenocidi.

Stephen Hawking

“Për miliona vite, raca njerëzore ka jetuar njësoj sikur kafshët. Pastaj diçka ndodhi e cila e lëshoi forcën e imagjinatës sonë. Ne mësuam të flasim dhe ne mësuam të dëgjojmë.

Osho

“Dominimi është një lloj urrejtje, inati, armiqësi. Si mund madje vetëm ta mendosh dominimin mbi personin që e dashuron? Ju do të donit ta shihnit plotësisht të lirë dhe të pavarur personin që e dashuroni; ju do t’i jepni atij më shumë individualitet.

Leo Tolstoy

“Është e mahnitshme se sa i plotë është iluzioni që bukuria është mirësi. Një femër e hijshme flet marrëzira, ju e dëgjoni dhe nuk e dëgjoni si marrëzi por si mençuri. Ajo thotë dhe bënë gjëra të tmerrshme, ndërsa e gjitha që ju shihni është vetëm sharmi.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Paragraf nga libri “Sikur të isha djalë”, Haki Stërmilli

Due të pyes se pse vetëm femnat duheshka me u mbulue dhe jo edhe mashkulli? Ky gjykim mos rrjedh nga ajo mendësi e kalbun...

Aritsoteli