Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Fragment nga “Bota e djeshme”, Stefan Zweig

“Në rrethana normale, emrin që mban një njeri s’është asgjë më shumë nga ç’është unaza e letrës për një puro: një shenjë dalluese, një send i jashtëm gati rëndomtë, që ka vetëm një lidhje fare të flashkët me subjektin e vërtetë, me unin e mirëfilltë. Por, në rast suksesi, ky emër fryhet jashtë mase.

Paragraf nga “Pushtimi i lumturisë”, Betrand Russell

“Shikojini njerëzit gjatë farë mbrëmjeje gazmore. Të gjithë vijnë me qëllim që të jenë të lumtur dhe këtë e bëjnë me njëfarë vendosmërie të fuqishme ashtu siç është ajo kur njeriu niset për të shkuar te stomatologu, i vendosur që të mos bërtas.

Tregim nga Migjeni- Zeneli

Zeneli asht si ajo tokë e mirë e pllehshme ku fara dosido e hjellun zen, rritet dhe ep fryt ma tepër se pritej.

Prilli i Thyer – Ismail Kadare

Jashtë gjakmarrjes… Ai gati sa nuk lëshoi një psherëtimë . Si ishte valle jeta në ato familje?

Tregim nga A. P Çehov- Një Shaka e Vogël

Mesditë e kthjellët dimri… Ngrica e ashpër, kërcet dhe Nadjenkës së mbështetur pas krahut tim, ia vesh një pah i argjendtë bryme kaçurrelat në tëmtha dhe pushin e buzës së sipërme.

“Femra në rilindje” – një perlë nga Fabio Volo

“Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër.

Fabio Volo: “Tek sa rritesh mëson se sa e bukur dhe me vlerë është thjeshtësia”

“Aroma e kafesë së mëngjesit është një ritual i vogël i lumturisë. Të mjaftojnë notat e një kënge, ndjesitë që të fal një libër, aromat e ushqimit në kuzhinë, poezia e poetëve të lumturisë, apo prania e kafshëve shtëpiake rreth vetes për të ndjerë një lumturi të pafund.

Kur Zoti krijoi nënën – pjesë nga libri “40 histori në shkretëtirë”

Një herë e një kohë, Zoti i mirë kishte vendosur të krijonte… nënën. Kishte gjashtë ditë që punonte pa reshtur, kur ja aty, u shfaq një engjëll që i tha Krijuesit: “Kjo punë po të bën të humbasësh shumë kohë, e?” E Ai: “Po, por a e ke lexuar se si do të jetë kjo krijesë? Duhet që me një të puthur të arrijë të shërojë çdo plagë. Me një buzëqeshje të arrijë të shërojë çdo përjetim negativ. Por gjithashtu, ajo duhet të ketë një dashuri shumë të madhe dhe të ketë gjashtë palë duar.

Fragment nga libri “Thuam se më dashuron”, Erich Maria Remarque

“E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar.
Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund të shkojnë këtu fare pak.

Humbja e nënës – fragmenti më prekës nga “E fortë si vdekja”, Guy de Moupassant

Ana:

“… Nëse do të kishte diçka që mund të më ngushëllonte në këtë gjëmë të zezë që më ka gjetur, i dashur mik, kjo do të ishte letra juaj. Dje e varrosëm, dhe qysh nga çasti kur trupi i saj i ngratë e i pajetë doli nga kjo shtëpi, më ngjan sikur kam mbetur fillikat në këtë botë.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Fyodor Dostoevsky

"Një gjentelmen i vërtetë, nuk duhet të shfaq emocion madje edhe nëse e humb çdo gjë që e zotëron. Paratë duhet të jenë nën...

Dashuria e vërtetë…