Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Bertrand Russell për gratë e “shkëlqyera”!

“Është menduar se është e padëshirueshme që femrat të tregojnë interesim të hapur për meshkujt, ose që ta shfaqin humorin e tyre tepër gjallërisht. Të mësuar që të mos interesohen për meshkuj, ato mësonin shumë shpesh të mos interesoheshin për asgjë, ose, më së paku, për asgjë përveç për një lloj të sjelljes së mirë.

FREDERIK RRESHPJA – THJESHTËSI

Ky hidrocentral është i njohuri im i vjetër. Kam jetuar shumë kohë këtu, që nga fillimi i punimeve. Vija ditën ose natën, në çdo kohë, pasi po shkruaja një roman. Romanin e mbarova, e daktilografova dhe e nisa për botim. Tani në hidrocentral vij më rrallë. Bile, më kaluan disa muaj pa ardhur fare.

MIGJENI – VETVRASJA E TRUMCAKUT

Trumcaku vuente nga melankolia. U lind në një vend me të vërtetë të shkretë.

Fragmente nga Jostein Gaarder

“Ç’është filozofia?!

E dashur Sofi, shumë njerëz kanë hobe të ndryshme. Disa mbledhin monedha ose pulla të vjetra, disa duan punëdoren, të tjerët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke u marrë me ndonjë sport. Shumë të tjerë kanë dëshirë të lexojnë.

“Kronikë në gur”, Ismail Kadare

E merrja me mend se si pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë sonë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë, që pastaj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qiellin e bardhë.

“Xha Gorio”, Honore de Balzac

…Nuk e dini ju se sa kujdeseshin ato për mua kohët e para të martesës së tyre! (Oh! ç’martirizim mizor!)

Tregim nga Mitrush Kuteli- I VDEKURI DHE I GJALLI

Na ish njëherë një i mirë me mall e gjë shumë e na bënte dasmën e të birt. E si e kish gaz të parë në derë na çoi e dërgoi mushtullukë më të katër anët, për të ftuar botën.

PIER PAOLO PASOLINI – VETMIA

“Duhet të jesh fort i paepur
që ta duash vetminë; lipsen gjymtyrë të shkathët
dhe një durim i pazakontë; duhet qëndruar larg
plevitit, etheve apo dhembjes së grykës;

Bertrand Russell mbi zilinë – pjesë e kryevepra “Pushtimi i Lumturisë”

“Shumë zili që duken pastër profesionale, kanë në të vërtetë burim seksual. Njeriu që është i lumtur me martesën dhe me fëmijët e tij, vështirë se do t’ua ketë zili njerëzve të tjerë për pasurinë e tyre më të madhe dhe për suksesin, gjithnjë përderisa do të ketë mjaft mjete në dispozicion që fëmijët e tij t’i qojë në rrugë të drejtë ashtu siç e mendon më së miri.

Paragraf nga libri “Tetë vdekjet e mia” – Valdet Avdiu

“Nga ambëlsia e gjumit që heshton orët trillane të botës më kishte shkundur krisma grithëse që lëshoi përplasja e derës së kullës. Bashkë me stuhinë e zhgënjimit ajo kishte ikur duke marrur me vete përpos plaqkave të saj edhe dromcat e nënqeshjes së lashtë të përjetimit.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

I mbetuni

Poezi e Ndre MJEDËS, e vitit 1902, kur u arrestua dhe gati u internua në Anadoll nga qeveria e Stambollit për shkak të veprimtarisë...