Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Dan Brown

Besoni ose jo në Zot, ju duhet ta besoni këtë: kur ne si specie e braktisim besimin në një fuqi që është më e madhe se ne, ne e braktisim ndjenjën tonë të përgjegjësisë.

Gabriel García Márquez

Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi ti afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.

Gabriel García Márquez, “Dashuria në kohën e kolerës”

Erich Fromm, “The Art of Loving”

“Dashuria do të thotë ti besosh vetes pa garanci, ta japësh veten plotësisht tek shpresa se dashuria e juaj do të prodhojë dashuri tek personi që e dashuroni.

Dashuria është një akt besimi. Kush beson pak, dashuron pak.”

Thomas Mann

Vetmia e prodhon origjinalitetin, bukurinë mahnitëse dhe guximtare, poezin. Por vetmia gjithashtu e prodhon edhe ligësinë, disproporcionalen, absurdin dhe të ndaluarën.

Stefan Zweig

Ajo ishte në atë momentin kritik kur një grua fillon të pendohet që i ka qëndruar besnike një burri të cilin nuk e ka dashur vërtetë, atëherë kur ngjyrat shkëlqyese të bukurisë së saj i ofrojnë asaj një zgjedhje urgjente të fundit mes dashurisë amënore dhe asaj femërore.

Rainer Maria Rilke, “Letters to a Young Poet”

Idea e martesës nuk është krijimi i ngjashmërive të shpejta duke i shkatërruar të gjithë kufinjtë; përkundrazi, një martesë e mirë është ajo në të cilën njëri partner e emëron tjetrin gardian të vetmisë së vet dhe në këtë mënyrë ata e shfaqin për njëri tjetrin besimin më maksimal të mundshëm.

Jean Paul Sartre

Unë jam i vetmuar në mes të këtyra zërave të arsyeshëm dhe të lumtur. Të gjitha këto krijesa e shpenzojnë kohën e tyre duke shpjeguar dhe duke e kuptuar me lumturi se ata pajtohen me njëri tjetrin. Në emër të Parajsës, pse është kaq e rëndësishme të mendohen gjërat e njejta nga të gjithë?

Ayn Rand

Thonë se dashuria është e verbër dhe se është seksi idiferent ndaj arsyes, i cili tallet me pushtetin e të gjithë filozofëve. Por, në fakt, zgjedhja seksuale e një personi është rezultati dhe thelbi i bindjeve të tij fundamentale.

Ernest Hemingway

“Shpesh herë një djalë dëshiron të jetë vetëm dhe një vajzë dëshiron të jetë vetëm gjithashtu dhe nëse ata e duan njëri tjetrin, ata janë xheloz për këtë vetmi tek njëri tjetri.

Paulo Coelho

Askush nuk e humb askënd sepse askush nuk e zotëron askënd. Kjo është përvoja më e mirë e lirisë: ta kesh gjënë më të rëndësishme në botë, pa e zotëruar atë.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Michel Foucault

Ajo që më bënë përshtypje është fakti se në shoqërinë tonë, arti është bërë diçka e cila është e lidhur vetëm me objekte dhe...