Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Friedrich Nietzsche

E vërtetë, e dashurojmë jetën, por jo sepse jemi mësuar të jetojmë por sepse jemi mësuar të dashurojmë. Ekziston gjithmonë pak çmendi në dashuri, por gjithnjë ama, ekziston edhe pak arsye ne çdo çmendi.

Paulo Coelho

“Dashuria është gjithmonë e re. Pavarësisht nëse ne dashurojmë njëherë, dy herë ose disa herë në jetën tonë, ne gjithmonë përballemi me një situatë krejtësisht të re.

Hannah Arendt

“Paragjykimi i përgjithshëm se dashuria është po aq e zakonshme sa edhe romanca, mund të jetë për shkak të faktit se ne të gjithë, për herë të parë kemi mesuar për dashurinë përmes poezis.

Ayn Rand, “Atlas Shrugged”

“Zgjedhja seksuale e një mashkulli është rezultat dhe thelbi i bindjeve të tij bazike. Ai gjithmonë do të tërhiqet nga femra e cila e reflekton vizionin e tij më të thellë për veten, një grua, dorëzimi i së cilës i lejon atij ta provojë ndjenjën e vet – vlerësimit.

Mashkulli i cili me krenari është i sigurt për vlerën e vet, do ta dëshiroj tipin më të lartë të femrës që mund ta gjej, më të vështirën për tu mposhtur – sepse vetëm posedimi i një heroine mund t’i jap atij ndjenjën e arritjes.”

Ayn Rand, “Atlas Shrugged”

Orhan Pamuk, “Bora”

“Ekzistojnë dy lloj njerëzish: Të parët janë ata nuk mund të bien në dashuri përderisa nuk e shohin vajzën se si ajo e han një sanduiç, se si ajo i lidh flokët e saj, çfarë lloj pakuptimësie i bënë përshtypje asaj, për çka ajo nevrikoset me babain e vetë dhe çfarë lloj tregimesh rrëfejnë të tjerët për të.

James Joyce

Do të tregoj se çka do të bëjë dhe çka nuk do të bëjë.

Khaled Hosseini

Ajo tha “Jam shumë e frikësuar” – dhe unë i thash, “Pse?” dhe ajo tha, “Sepse jam thellësisht e lumtur. Një lumturi e tillë është frikësuese”. E pyeta atë pse dhe ajo mu përgjigj, “Ata të lejojnë të jesh kaq shumë e lumtur vetëm nëse janë duke u përgatitur të marrin diçka prej teje”.

Friedrich Nietzsche

“Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi mbytur atë. Si duhet ta ngushëllojmë veten, ne, vrasësit e të gjithë vrasësve?

Charles Bukowski

“Unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – jam ndjerë vetvrasës. Kam qenë në depresion. Jam ndjerë shumë keq – mbi të gjitha shumë keq – por kurrë nuk e kam ndjerë se një person tjetër mund të hyjë në dhomë dhe ta shërojë atë që më shqetësonte… ose një numër më i madh i njerëzve.

Umberto Eco

Pas shumë viteve, madje edhe zjarri i pasionit vdes dhe bashkë me të edhe ajo që besohej se ishte drita e të vërtetës. Cili nga ne është në gjendje të thotë tash nëse Akili ose Hektori kishte të drejtë, apo Agamemnoni ose Priami, kur ata luftonin për bukurin e një gruaje e cila tani është pluhur dhe hi?

Umberto Eco, “The Name of the Rose”

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Letra

Nga një tryezë poste që kurrë s’mbetet shkretë ku rrinë kujtimi, brenga zemra dhe heshtja vetë, posi pëllumba letrat degdisen që me natë. I ndiej tek flatrojnë...

Friedrich Nietzsche

George Bernard Shaw