Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Erich Fromm

“Kushti kryesor për arritjen e dashurisë është kapërcimi i narcisizmit. Drejtimi narcizoid është ai në të cilin dikush i përjeton si reale vetëm ato të cilat ekzistojnë brenda vetes së tij, përderisa dukuritë në botën e jashtme nuk kanë realitet në vetvete, por përjetohen vetëm nga pikëvështrimi se a janë të dobishme apo të rrezikshme për të.

Poli i kundërt i narcizoizmit është objektiviteti; është aftësia për ti parë njerëzit dhe gjërat ashtu siç ato janë, objektivisht, dhe të qenurit në gjendje për ta ndarë pjesën objektive nga pjesa e formuar nga dëshirat dhe frika.”

Erich Fromm, “The Art of Loving”

Kahlil Gibran

Asnjë marrëdhenie njerëzore nuk i jep njërit pronësin mbi tjetrin – çdo shpirt është plotësisht i ndryshëm. Në miqësi ose në dashuri, dy shpirtra, krah për krah, i ngrenë duart së bashku, për ta gjetur atë të cilën njëri i vetëm nuk mund ta arrij.

Kahlil Gibran

F. Scott Fitzgerald

Ditën e parë ajo e pa atë në anije dhe në atë moment zemra e saj u fundos deri tek këpucët e saj. Aty ajo e kuptoi se sa shumë e dëshironte atë. Pavarësisht të kaluarës së tij, pavarësisht se çka kishte bërë ai më parë. Kjo nuk donte të thoshte se ajo do ti tregonte atij, por vetëm se ai e trazoi kimin e saj më shumë se çdo kush tjetër më parë dhe se të gjithë burrat dukeshin të zbehtë para tij.

F. Scott Fitzgerald, “The Popular Girl”

Haruki Murakami

Për një kohë të gjatë, ajo mbajti një vend të veçantë në zemrën time. Këtë vend të veçantë e mbajta ashtu si shenja e “rezervimit” mbi një tavolin në ndonjë qosh të qetë në restaurant. Pavarësisht faktit se unë isha mjaftë i sigurt se atë nuk do ta shoh më kurrë.

Haruki Murakami, “South of the Border, West of the Sun”

Charles Bukowski

Kjo është shumë e rëndësishme – të krijosh kohë të lirë. Paqja është thelbi. Pa u ndaluar plotësisht edhe të mos bësh asgjë për periudha të gjata kohore, ti do të humbasësh gjithçka… thjeshtë të mos bësh asgjë. Është shumë, shumë e rëndësishme. Dhe sa njerëz e bëjnë këtë sot në shoqërinë moderne? Shumë pak. Prandaj ata të gjithë janë plotësisht të çmendur, të frustruar, nevrik dhe urryes.

Charles Bukowski

Gabriel García Márquez

Atëherë kur një femër vendos të fle me një mashkull, për të nuk ka Mur që ajo nuk mund ta kalojë, nuk ka Kështjellë që ajo nuk do ta shkatërroj, nuk ka rregull morale që ajo nuk do ta injorojë thellë në rrënjët e saj dhe, nuk ka Zot për të cilin për të cilin do i’a vlente të shqetësohej.

Gabriel García Márquez, “Dashuria në kohën e Kolerës”

Osho

Dëshira natyrore e mendjes njerëzore është të jetë e veçantë – të jetë e veçantë në mënyrën e botës, të ketë shumë tituj, të ketë më shumë pushtet politik, të ketë para, të ketë pasuri – të jetë e veçantë. Mendja është gjithmon e gatshme të shkojë në rrugën e egos. Dhe atëherë kur të jeni ngopur me botën, mendja përsëri fillon të gjejë rrugë dhe kuptime të reja për ta rritur veten – ajo bëhet spirituale. Ju bëheni një Mahatma i madh, një dijetar i madh, njeri i njohjes; ju përsëri bëheni i veçantë. Përderisa dëshira për të qenë i veçantë zhduket, ju kurrë nuk do të jeni i veçantë. Përderisa ju rehatoheni në përditshmëri, ju kurrë nuk do të rehatoheni.

Osho

Fyodor Dostoyevsky

Miku im, e vërteta është gjithmonë e papranueshme, a e ke ditur? Për ta bërë të vërtetën më të besueshme, është absolutisht e nevojshme që asaj ti shtojmë pak fjalë të pavërteta. Njerëzit gjithmonë e kanë bërë këtë.

Victor Hugo, “Të mjerët”

“Secili pasion i yni, e ka një stomak që nuk duhet të mbingarkohet.

Ne, në çdo gjë duhet ta shkruajmë me kohë fjalën “përfundoj”; ne duhet ta frenojmë veten, atëherë kur kjo është e nevojshme; ne duhet ta luajmë fantazinë me violin dhe pastaj t’i këpusim telat me dorën tonë.

Njeri i mençur është ai i cili e di se kur dhe si të ndalet.”

Victor Hugo, “Të Mjerët”

Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens i njohur si Mark Twain, ishte shkrimtar, publikues, ligjërues dhe ndërmarrës amerikan. 30 nëntor, 1835 - 21 prill, 1910

“Në mënyrë të pavetëdijshme, ne të gjithë e kemi një standard, në bazë të të cilit ne i vlerësojmë të tjerët dhe nëse e shikojmë nga afër, ne do ta shohim se ky standard është shumë thjeshtë: ne i admirojmë ata, ne i lakmojmë atë, për cilësit e mëdha që neve na mungojnë. Në këtë qëndron kulti i admirimit.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Fyodor Dostoyevsky

Bota thotë: “Ju keni nevoja – përmbushni ato. Ju keni po aq të drejtë sa edhe të pasurit dhe të fuqishmit. Mos hezitoni ti...

Viktor Hygo

T.S. Eliot