Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Osho

Në momentin kur një fëmijë lind, lind gjithashtu edhe një Nënë. Ajo kurrë më heret nuk ka ekzistuar. Një grua ka ekzistuar, por një Nënë, kurrë. Një Nënë është diçka plotësisht e re dhe gjithashtu në ty fëmija tek i cili ajo jeton dhe përmes familjes tuaj vazhdon të jetojë.

Pablo Neruda

“Të dua, pa e ditur si, ose kur, ose nga. Të dua thjeshtë, pa probleme dhe krenari: Të dua në këtë mënyrë sepse nuk e di asnjë mënyrë tjetër për të dashuruar përveç kësaj, në të cilën nuk ka Unë ose Ti dhe kjo mënyrë është aq intime, sa që dorë juaj mbi krahërorin tim, është dora ime.

Aq intime sa që kur unë bie në gjumë, ti i mbyllë syt.”

– Pablo Neruda, “100 Love Sonnets”

Karl R. Popper

“Heroizmi është, dhe gjithnjë do të jetë, i admirueshëm, por admirimi jonë duhet të varet, mendoj unë, në masë shumë të madhe nga vlerësimi që i bëjmë ne shkakut, të cilit heroi ia kishte kushtuar jetën e vet.

Elementi heroik në gangsterizëm, mendoj unë, meriton pak vlerësim. Ne duhet ti vlerësojmë më shumë heronjtë e Rrezeve X, ose të studiuesve të Etheve të Verdha dhe sigurisht heronjtë që e mbrojnë lirinë.”

Karl R. Popper, “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”

Friedrich Nietzsche

E vërtetë, e dashurojmë jetën, por jo sepse jemi mësuar të jetojmë por sepse jemi mësuar të dashurojmë. Ekziston gjithmonë pak çmendi në dashuri, por gjithnjë ama, ekziston edhe pak arsye ne çdo çmendi.

Paulo Coelho

“Dashuria është gjithmonë e re. Pavarësisht nëse ne dashurojmë njëherë, dy herë ose disa herë në jetën tonë, ne gjithmonë përballemi me një situatë krejtësisht të re.

Hannah Arendt

“Paragjykimi i përgjithshëm se dashuria është po aq e zakonshme sa edhe romanca, mund të jetë për shkak të faktit se ne të gjithë, për herë të parë kemi mesuar për dashurinë përmes poezis.

Ayn Rand, “Atlas Shrugged”

“Zgjedhja seksuale e një mashkulli është rezultat dhe thelbi i bindjeve të tij bazike. Ai gjithmonë do të tërhiqet nga femra e cila e reflekton vizionin e tij më të thellë për veten, një grua, dorëzimi i së cilës i lejon atij ta provojë ndjenjën e vet – vlerësimit.

Mashkulli i cili me krenari është i sigurt për vlerën e vet, do ta dëshiroj tipin më të lartë të femrës që mund ta gjej, më të vështirën për tu mposhtur – sepse vetëm posedimi i një heroine mund t’i jap atij ndjenjën e arritjes.”

Ayn Rand, “Atlas Shrugged”

Orhan Pamuk, “Bora”

“Ekzistojnë dy lloj njerëzish: Të parët janë ata nuk mund të bien në dashuri përderisa nuk e shohin vajzën se si ajo e han një sanduiç, se si ajo i lidh flokët e saj, çfarë lloj pakuptimësie i bënë përshtypje asaj, për çka ajo nevrikoset me babain e vetë dhe çfarë lloj tregimesh rrëfejnë të tjerët për të.

James Joyce

Do të tregoj se çka do të bëjë dhe çka nuk do të bëjë.

Khaled Hosseini

Ajo tha “Jam shumë e frikësuar” – dhe unë i thash, “Pse?” dhe ajo tha, “Sepse jam thellësisht e lumtur. Një lumturi e tillë është frikësuese”. E pyeta atë pse dhe ajo mu përgjigj, “Ata të lejojnë të jesh kaq shumë e lumtur vetëm nëse janë duke u përgatitur të marrin diçka prej teje”.

MË TË POPULLARIZUARAT

Henry Ford

Niccolò Machiavelli

Hermann Hesse

MË TË LEXUARAT

Stefan Zweig, “Dashuria e guvernantës dhe dy vogëlushet”

"Të gjitha vajzat e lehta kanë arsyetimet e tyre... po e vërteta është se i dorëzohen burrit të parë që u del përpara pa...

Viktor Hygo