Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

James Joyce

Do të tregoj se çka do të bëjë dhe çka nuk do të bëjë.

Khaled Hosseini

Ajo tha “Jam shumë e frikësuar” – dhe unë i thash, “Pse?” dhe ajo tha, “Sepse jam thellësisht e lumtur. Një lumturi e tillë është frikësuese”. E pyeta atë pse dhe ajo mu përgjigj, “Ata të lejojnë të jesh kaq shumë e lumtur vetëm nëse janë duke u përgatitur të marrin diçka prej teje”.

Friedrich Nietzsche

“Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi mbytur atë. Si duhet ta ngushëllojmë veten, ne, vrasësit e të gjithë vrasësve?

Charles Bukowski

“Unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – jam ndjerë vetvrasës. Kam qenë në depresion. Jam ndjerë shumë keq – mbi të gjitha shumë keq – por kurrë nuk e kam ndjerë se një person tjetër mund të hyjë në dhomë dhe ta shërojë atë që më shqetësonte… ose një numër më i madh i njerëzve.

Umberto Eco

Pas shumë viteve, madje edhe zjarri i pasionit vdes dhe bashkë me të edhe ajo që besohej se ishte drita e të vërtetës. Cili nga ne është në gjendje të thotë tash nëse Akili ose Hektori kishte të drejtë, apo Agamemnoni ose Priami, kur ata luftonin për bukurin e një gruaje e cila tani është pluhur dhe hi?

Umberto Eco, “The Name of the Rose”

Sigmund Freud, “Moses and Monotheism”

“Religjioni është tentimi për ta marrë kontrollin mbi botën ndijimore, në të cilën ne jemi të vendosur, përmes “botës së dëshiruar”, të cilën ne e kemi zhvilluar brenda vetes si rezultat i nevojave tona biologjike dhe psiqike.

C. S. Lewis

Të dashurosh do të thotë të jesh i lëndueshëm. Dashuro gjithçka dhe zemra jote do të përdredhet dhe ndoshta edhe do të thyhet. Nëse dëshiron të jesh e sigurt dhe ta mbash atë të paprekur, mos i’a jep atë askujt, madje as edhe një kafshe.

Vincent Van Gogh

Dashuria është e përjetshmë – aspekti mund të ndryshojë, por jo esenca.

Dan Brown

Besoni ose jo në Zot, ju duhet ta besoni këtë: kur ne si specie e braktisim besimin në një fuqi që është më e madhe se ne, ne e braktisim ndjenjën tonë të përgjegjësisë.

Gabriel García Márquez

Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi ti afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.

Gabriel García Márquez, “Dashuria në kohën e kolerës”

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Nëntë shprehje të bukura nga Osho

“Ju ndiheni mirë, ju ndiheni keq, dhe këto ndjenja janë duke dalur nga vetëdija juaj, nga e kaluara juaj. Askush nuk është përgjegjës përveç...

Porsi një grua…