Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Thich Nhat Hanh

Shumica e njerëzve mendojnë se ngazëllimi është lumturi, por kur ju jeni i ngazëllyer ju nuk jeni në paqe. Lumturia e vërtetë është e bazuar në paqe.

Leo Tolstoy

Pierre kishte të drejtë kur tha se për të qenë i lumtur, njeriu duhet të besojë në mundësin e lumturisë dhe tani u besojë në të. Lëre të vdekurin ta varros të vdekurin, por përderisa unë jam i gjallë, unë duhet të jetojë dhe të jem i lumtur.

Arthur Schopenhauer

Interesat e partisë po nxisin me forcë penat e kaq shume dashnorëve të kulluar të diturisë… e vërteta natyrisht është gjëja e fundit që ata kanë në mendje. Qeveritë e bëjnë filozofinë një mjet shërbimi për interesat e tyre, ndërsa studiuesit me të bëjnë tregëti.

Citim i Schopenhauerit nga Karl R. Popper në librin e tij “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”

Francesco Petrarca

Unë ngrihem dhe digjem, dashuria është e hidhur dhe e ëmbël, psherëtimat e mia janë stuhi dhe lotët e mi janë përmbytje, unë jam në ngazëllim dhe në agoni, unë jam i pushtuar nga kujtimet e saj dhe i dëbuar nga vetja ime.

– Francesco Petrarca, Canzoniere: Selected Poems – është koleksioni me poezi i shkrimtarit Italian, humanistit dhe poetit, Francesco Petrarca. Poezia kryesore e këtij koleksioni është poezia e dashurisë për Lauran, gruan të cilin autori e kishte njohur në prill të vitit 1327.

Jon Krakauer

“Ai lexon shumë. Ai përdor shumë fjalë të mëdha. Mendoj se ajo që e fut atë në telashe është se ai mendon shumë. Ndonjëherë ai përpiqet shumë ti jap kuptim botës, ta zbulojë se pse njerëzit janë aq shpesh të këqinjë me njëri-tjetrin.

Arthur Schopenhauer

“Secili budalla i mjerë, i cili s’ka asgjë për të cilën mund të ndihet krenar, si burim të fundit të krenarisë e përvetëson krenarin për kombin të cilit i përket; ai është i gatshëm dhe i lumtur ti mbrojë të gjitha fajet dhe budallallqet e veta, me dhëmb e me thonjë, në mënyrë që ta kompenzojë veten për inferioritetin e vetë.”

Arthur Schopenhauer, “Ese dhe Aforizma”

Karl R. Popper

Toleranca e pakufizuar mund të dërgoj tek zhdukja e tolerancës. Nëse ne e zgjerojmë tolerancën e palimituar madje edhe tek ata që janë jo-tolerant, nëse ne nuk jemi të përgaditur që një shoqëri tolerante ta mbrojmë nga sulmet e furishme të jo-tolerantëve, atëherë toleranti do të shkatërrohet dhe bashkë me të edhe toleranca.

– Karl R. Popper, “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”

Haruki Murakami

Asnjë e vërtetë nuk mund ta shërojnë dhimbjen që e ndjejm kur e humbim dikënd që e duam. S’ka të vërtetë, s’ka sinqeritet, s’ka mirësi që mund ta shërojë atë pikëllim. E gjitha që mund të bëjmë është ta presim fundin dhe të mësojmë diçka prej tij, por ajo që e mësojm nuk do të na ndihmojë në ballafaqimin e dhimbjes së re, e cila vjen tek ne pa paralajmërim.

– Haruki Murakami, “Norwegian Wood”

Thomas Merton

Fillimi i gjithë dashurisë është vullneti për ti lënë ata që i duam të jenë plotësisht vetvetja.

Osho

“Pikëllimi jep thellësi, lumturia jep lartësi. Pikëllimi jep rrënjë, lumturia jep degë. Lumturia është sikur një Lis që ngjitet lartë në qiell dhe pikëllimi është sikur rrënjët që shkojnë posht në thellësi të tokës.

Të dyja janë të nevojshme dhe sa më lartë që shkon Lisi, aq më thellë i shkojnë rrënjët, njëkohësisht. Sa më i madh lisi, aq më të mëdha do të jenë rrënjët e tij.

Në fakt, këto janë gjithmonë në proporcion. Ky është balanci.”

Osho

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Chekov: “Mbase ndjenjat që përjetojmë…”

Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Të jeni të dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri...

Jim Morrison