Paragrafe nga Libri

Ballina Paragrafe nga Libri

Charles Bukowski

“Është e vërtetë që unë nuk kam shumë ambicie, por duhet të ekzistojë një vend për njerëzit pa ambicie, mendoj një vend më të mirë prej atij që njerëzit zakonisht e rezervojnë.

Si dreqin mundet dikush ta shijojë ngritjen në ora 6.30 në mëngjes nga alarmi i orës, të hidhet jashtë shtratit, të vishet, të ushqehet shpejt, ti laj flokët dhe dhëmbët, të luftojë me trafikun për të shkuar në një vend ku në thelb ju bëni shumë para për dikë tjetër, dhe ju kërkohet të jeni mirënjohës për këtë mundësi?”

– Charles Bukowski

Karl Marx, “Manifesti Komunist”

“Kapitalizmi nuk funksionon sepse leverdia mbështet pothuajse vetëm në shfrytëzimin e klasës punëtore dhe për më tepër, prodhimi dhe konsumimi masiv e zhvlerëson zanatin

Stefan Zweig, “Perëndim zemre”

Fati, goditjen e fundit zemrës së njeriut nuk i’a jep gjithmonë menjëherë. Ai vjen si rrjedhojë e bashkërendimit të shkaqeve të parëndësishme dhe në këtë bashkërendim shfaqet vullneti i tij i papërmbajtëshëm.

Haruki Murakami

Mendoj se ende më dashuron, por ne nuk mund t’i ikim faktit se unë nuk të mjaftoj ty. E kam ditur se kjo do të ndodh, prandaj nuk të fajësojë ty që ke rënë në dashuri me dikë tjetër.

Nuk jam as i nervozuar. Duhej të isha, por nuk jam. Unë vetëm ndjej dhimbje, shumë dhimbje. Kam menduar se mund ta imagjinoja se sa shumë mund të dhemb kjo, por paskam qenë gabim.

– Haruki Murakami

Erich Maria Remarque

Unë jam i ri, 20 vjeçar; deri tani nuk di asgjë për jetën përveç se dëshpërim, vdekje, frikë dhe vetëkënaqësi të cekëta të cilat hidhen në një humner pikëllimi. E shoh se si njerëzit janë vën kundër njëri tjetrit, dhe në qetësi, pa dashje, pa mend, të bindur dhe pafajësisht e vrasin njëri tjetrin.

– Erich Maria Remarque, “All Quiet on the Western Front”

Karl R. Popper

Sekreti i përsosmërisë intelektuale qëndron tek shpirti kritik; ky është shpirti i pavarur dhe kjo dërgon në vështirësi të cilat duhet të dëshmojnë se janë të pakapërcyeshme për cilindo llojë të autoritarizmit.

Shopenhaueri për lojën politike të Hegelit si zyrtarë i qeverisë gjermane

Filozofia, e sjell rishtas te fama përmes Kantit

Zigmund Frojd, “Tri leksioni mbi teorinë e seksualitetit”

“Qëllimi im është kërkoj se në çfarë mase psikologjia mund të na japë të dhëna mbi biologjinë e jetës seksuale të njeriut.

Për të shpjeguar nevojat seksuale të njeriut dhe të kafshës, në biologji pranohet se ekziston një “Instikt seksual” që i përngjan instiktit të ushqimit.

Por gjuha e zakonshme nuk ka një shprehje që për nevojën seksuale t’i përgjigjet fjalës “uri”. Shkenca përdor termin “libido!”

Zigmund Frojd, “Tri leksioni mbi teorinë e seksualitetit”

Vuajtja është gjë e madhe. Në të fshihet ideja!

“Arratia ka boll poshtërim dhe mundim, ndërsa juve ju duhet jetë e qetë, e përcaktuar mirë, me ajër. Edhe në i’a mbathshi, përsëri do ktheheni. Nuk bëni dot pa ne!

Søren Kierkegaard

E vërteta qëndron gjithmonë me pakicën, dhe pakica është gjithmonë më e fortë se shumica, sepse pakica në përgjithësi formohet nga ata të cilët e kanë një opinion, përderisa forca e shumicës është iluzionare, e formuar nga grupet të cilat nuk kanë asnjë opinion – dhe të cilët prandaj, në momentumin e ardhshëm (në të cilin është evidente se pakica është më e fortë) e pretendojnë të vërtetën e tyre… përderisa e vërteta kthehet përsëri tek një pakicë e re.

– Søren Kierkegaard

MË TË POPULLARIZUARAT

Orhan Pamuk

Marcus Tullius Cicero

Friedrich Nietzsche

MË TË LEXUARAT

Lao Tzu

“Brengosu për ato që i thonë të tjerët dhe gjithmonë do të jesh i burgosuri i tyre.” “Unë i kam tre gjëra të çmuara të...

Miqësia.

Montesquieu