Poezi

Ballina Poezi

Në past ditë si kjo e sotit

Në pastë ditë,si kjo e sotit
Mos ik ti,kur vetëm jam
Më merr po deshe,ndër ditët tua
E më kthe, në një mall !

Mos u zhduk- Evgenij Evtushenko

Mos u zhduk… Duke u zhdukur
nga mua,
e çmishëruar vetvetes
ju zhduke.

Pablo Neruda- Më pëlqen kur hesht

Më pëlqen kur hesht se duket sikur s’je,
e më dëgjon së largu, por s’të prek zëri im.
Është sikur sytë të t’jenë mërguar diku,
e një puthje të të ketë zënë fytin.

Ndoc Gjetja- Kur më jepet e tëra qenia jote

Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
dhe para teje zbehet çdo varg.

“Zhgënjimi”, poezi e mrekullueshme nga Pashko Vasa

Kur buza e trëndafiltë
m’foli për dashuri
dhe ajo buzëqeshje engjëjsh
zemren ma ndezi ungji,

“Fjalët e Qiririt” , Naim Frashëri

Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t’u ap pakëzë dritë,
natënë t’ua bënj ditë.

“Melodi e këputun”. Poezia që rrefen dhimbjet më të mëdha të një femre, nga Migjeni…

Melodi e këputun – lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun…

Aleksander Pushkin , “J. N. TOLSTOIT”

Digju prapë o llamp’ e zjarrtë,
O mike e ditëve plot gëzim
Vezullo o gotë e artë,
O këngë e shenjtë e shpirtit tim

“Femrat”

 

Ki gjithmonë parasysh se lëkura krijon rrudha,

flokët bëhen të bardhë,

ditët shndërrohen në vite…

Je ti…

Ti më shtyn përtej limiteve të mia
dhe ndiej se e jetoj plotësisht jetën time
tek ty kam gjetur veten
dhe pashë akoma më tej
përtej çdo limiti që mund të imagjinohet.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Andrra e nji “kurve”

Nji kerr i vogël, nji burrë i madh, dy studentë, nji ligjëruese e stomatologjisë me njohuri të thella në fushën e psikologjisë dhe nji...

Mahatma Gandhi

Osho