Poezi

Ballina Poezi

Kur harruar do të jem!

Kur harruar do të jem
E larg nga vetja, të kem shkuar
Në një hije,a në një mungesë
Ti ke,për të më kujtuar.

Letrat

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Ti do të vish një ditë

Ti do vish një ditë, një kohë
Kur mbi flokë bora t’zbardhoj
Zjarrit ndezur s’do i bëj moh
Për një stinë që iku, shkoj

Fund tetori me shi

 

Eci rrugëve të qytetit nëpër shi,
Nuk jam vetëm si gjithmonë,
Dorën ma shtrëngon një afsh i ri,
Një dorë e ngrohtë shpirtin ma pushton.

Iluzioni i Jorges

Nganjëherë, me zënë mendimet e errta,
Pastaj kuptoj që errësira nuk është imja.
Ky është çasti i shpetimit tim:
Kuptoj deshperimin që shohë ngado,
Nuk jam unë fajtorë…?

Ferrparajsa!

 

Pa pikë pezmi vdes qysh nesër
po fundja fatit pse t’ia prish
Pushtoma shpirtin, verë e vjetër,
më lidh me pranga perendish.

Rri mbështetur në tryezë

Ri mbështetur në tryezë
Ndaj më shpesh e ndaj më rrallë,
Pa vjen malli të më ndezë
Zjarr në zemër, zjarr në ballë.

Poema e Mjerimit

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.

Ikja e Moisi Golemit

Kjo rruga përdridhet
si gjarpër i zi
për ku po vrapon
gjeneral Moisi?

Një çast i pagjumë

Çdo gjë ngarkohet-shkarkohet në jetë,
Ngarkohet-shkarkohet toka e madhe,
Mbushet qielli nga retë e shkarkohet nga retë,
Mbushen pemët me fletë e shkarkohen në vjeshtë.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

A ka kurë për pesimizmin?

Nga Derek Beres Një gotë e thjeshtë uji është përdorur për shumë kohë, për të vlerësuar tipin e personalitetit tuaj. A jeni pesimist? Padyshim, fiksoheni...

Immanuel Kant