Shkrime Autoriale

Ballina Shkrime Autoriale

Filozofia si mjet pët ti dhënë kuptim jetës!

Shkruan: Dahlian Kirby

Sipas Epikuri-t “Ligjerata e një filozofi e cila nuk mund ta shërojë asnjë mashtrim njerëzor, në fakt është një ligjeratë e thatë”. Kështu, në një shoqëri në të cilën shkurtimet gjuhësore janë duke e shkatërruar arsimimin, ku paraja konsiderohet bekimi kryesor dhe inteligjenca e turpshme, cili është qëllimi i filozofisë? Unë besoj se qëllimi i saj është të na mbajë të mirë

Tre rregulla të lumturisë, sipas Epikurus-it

1. Injoroni dëshirat e jashtme
Objektet e jashtme luajnë një rol të vogël në lumturinë tonë. Të ardhurat dhe bukuria nuk ndikojnë në lumturinë tonë afatgjate. Epikurusi ka pohuar se ne e arrijmë gjendjen e lumturisë atëherë kur ne e distancojmë veten tonë nga dëshirat materiale. Ai thekson se lidhja jonë me objektet e shtrenjta do të na zhgënjejë gjithmonë për tre arsye:

Kadare: Pjekuria e mendësisë shqiptare bëhet me Migjenin

Ismail Kadare në librin e tij për Migjenin, shpalos në mënyrë intime gjithë mendësinë shqiptare të asaj kohe përmes vet fjalëve të Migjenit. Bëhet fjalë për 25 vitet pas pavarësisë së Shqipërisë, ku vendi ende nuk ishte ‘pjekur’ në asnjë aspekt të jetës ndërsa vetëlëvdatat nuk pushonin. Këtij populli po i mungonte një vetëdijësim për vlerësimin e situatës pa ngjyrime dhe shtrembërime, ashtu siç do të bëhet vetëm me ardhjen e Migjenit; ku vetëkritika e tij në letërsi gjendet në çdo rresht apo varg të tij. Këtu më poshtë do paraqesim një pjesë të librit të Kadaresë “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe” që e bën këtë zbërthim gjenial:

Cvajg: Takimi i fundit me Frojdin

Shkrimtari austriak Stefan Zweig në biografinë e tij i’a kushton një pjesë të mirë takimit të tij të fundit me Sigmund Freud. Të dy, sa ishin në Vjenë në vitet ’20-të të shek.XX, në kulmin e famës kishin shkëmbyer shumë herë letra me njëri tjetrin.

Pasi Vjena bie në duart e nazistëve, Frojdi migron në Londër. Cvajgu nuk rresht asnjëherë që t’i vizitojë shokët e tij.

Takimi i tyre i fundit, siç shpjegohet në këtë pjesë të shkëputur nga biografia e Cvajgut, ndodh në një lagje të humbur të Londrës. Frojdi aso kohe 80 vjeçar, vuante nga kanceri i nofullës.

Ditari i një të panjohuri

29 Dhjetor

Egoja është armiku kryesor i vetes. Egon e kemi dhuratë nga nëna dhe babai. Ata janë burimi më i madh i egos. Ata janë të papërmisueshëm. Suksesi i tyre varet nga sasisa e egos që i’a bartin fëmijës dhe varësisht si i përgjigjet fëmija asaj egoje. Që të jesh vetja, prindërit duhet të mos kenë sukses-të dështojnë. Tanimë lufta me prindët nuk bëhet për pushtete e mbretëri, por për gjetjen dhe pasjen e vetes. Lufta tashmë është me veten dhe jo Botën.

Në qoftë se do sundoja botën – Intervistë e Umberto Eko-së

Inkurajoni më shumë njerëz që të shkojnë në universitet, por, mos të lehtësohen kurset/lëndët.

Unë mund të jap vetëm një pergjigje polemizuese për atë që do të bëja në qoftë se do mund të sundoja botën, sepse nuk ka shans që të ndodhë. Që kur jam plakur, kam filluar të urrej njerëzimin, pra, po të kisha pushtet apsolut ateherë do ta lejoja (botën) të vazhdonte drejtë rrugës së vetë-shkatërrimit , do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.

Njerëzit si unë, janë intelektual. Ne bëjmë punët tona, shkruajmë artikuj, ne kemi mënyrat tona të të protestuarit, por nuk mund ta ndryshojmë botën. E gjitha që mund të bëjmë ne është të mbështesim politikën e empatisë. Angela Merkel bëri një deklaratë pozitive kur inkurajojë gjermanët që të mirëpresin refugjatët sirianë. Ajo e ndryshojë imazhin e gjermanëve në mbarë botën, ata më nuk do të shihen si SS-ët e Adolf Hitler-it.

Tre mënyra për t’u bërë i mirë përmes filozofisë

1. Bëhu i arsyeshëm

Imanuel Kant (Immanuel Kant) na ka mësuar për rëndësin e dallimit midis lumturisë së përkohshme dhe asaj të përhershme. Duke e përdorur sensin tonë të arsyes, ne jemi të aftë t’i zgjedhim veprimet që na sjellin dobi afatgjatë neve dhe të tjerëve. Madje edhe Aristoteli theksonte se të mençurit i bazojnë veprimet e tyre në arsye (ose logjik) dhe jo në intuitë. Mendimi i arsyeshëm na lejon të kuptojmë se ne nuk duhet të tentojmë t’i kënaqim dëshirat tona të menjëhershme. Si rrjedhim, ai na mëson kuptimin e vërtetë të lumturisë.

Tre mënyra për ta dashur veten sipas Stoikëve

1. Njihe dallimin mes gjërave të vlefshme dhe gjërave të mira

Stoikët besonin se vetëm gjërat që janë fisnike dhe morale janë të mira për ju. Pjesa tjetër është, siç ata e quanin, “Indiferentët”. Për shembull, paratë janë të vlefshme por nuk janë domosdoshmërisht të mira. Nëse diçka për ne është e përshtatshme dhe i kënaq nevojat tona të tanishme, jo domosdoshmërisht ajo do të ketë rezultat edhe në lumturinë tonë. Ju mund ta duani veten vetëm atëherë kur impulset tuaja ju udhëheqin drejt asaj që është e mirë për vet-ruajtjen tuaj dhe jo vetëm asaj që është e kënaqshme. Për shembull, nëse shikoni diçka në YouTube duket shumë më e kënaqshme se sa studimi për 5 orë. Megjithatë, studimi mund të na udhëheq drejt një lumturie më të madhe në kuptim afatgjatë. Kujtohuni se sa të kotë ndiheni pasi keni shpenzuar një ditë të tërë duke shikuar video në YouTube dhe sa të dobishëm ndiheni pas një ditë të gjatë leximi.

Tre gjëra që i keni mësuar gabim

1. Universi komploton për të na ndihmuar

Modestia është njëra prej virtyteve më të respektuara dhe praktikimi i saj na sjell shumë lumturi. Jo, universi nuk komploton për të na ndihmuar dhe, sinqerisht, nuk i bënë shumë për ne. Ligji i rëndesës është një Mit i cili e ka shkatërruar mënyrën se si sillemi. Ai na ka bërë dembel, sepse në vend që ne të punojm për t’i arritur objektivat tona, ne vetmjaftohemi me ëndërrat ditore sepse besojmë se universi, në një mënyrë, do t’i materializoj mendimet tona. Por në fakt, nëse dëshion që diçka të ndryshoj në jetën tuaj, ju duhet të punoni për atë, sepse vetëm ju mund t’i bëni hapat e duhur për të lëvizur përpara me projektet e juaja dhe t’i arrini synimet tuaja. Askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju.

Lumturia e vërtetë dhe jo e vërtetë – Filozofia vs Instagrami

Ne lirisht mund të pretendojmë se shumica e njerëzve janë duke e ndjekur lumturinë. Fatkeqësisht, shumica e tyre janë duke e ndjekur llojin e gabuar të lumturisë dhe si pasojë e kësaj, duke e shpenzuar jetën në mënyrë të tmerrshme dhe gjithashtu të rrejshme. Filozofia na lejon që të ndjekim shtegun e duhur dhe të kërkojmë llojin e duhur të lumturisë. Në fakt, njëri nga filozofët më me ndikim …

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT