Shkrime Autoriale

Ballina Shkrime Autoriale

Kura e Vetmisë

“Merre këtë thikë dhe ngule në kraharor” – mu drejtua Vetmia, ulur në karrigen përball duke e zgjatur drejt meje.

Andrra e nji “kurve”

Nji kerr i vogël, nji burrë i madh, dy studentë, nji ligjëruese e stomatologjisë me njohuri të thella në fushën e psikologjisë dhe nji udhëtim shekullor, të gjitha brenda nji dite. 

Ditar/12 Mars

Se çka konsiderohet vlerë në shoqëri, në një epokë të caktuar, padyshim se kjo ka të bëjë kryekëput me modelin e sistemit në fuqi. Ta zëmë, një vlerë fondamentale në sistemin kapitalist është puna.

Portreti i Lasgush Poradecit, nga Ismail Kadare

Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës. Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej. Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër. Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. 

Neruda – Poeti i madh, dashnori i pandalshëm!

E shkurtër është dashuria – kaq i gjatë harrimi. Por kur shkruhen, e zeza mbi të bardhë, të dyja i mbeten përjetësisë. Edhe dashuria, edhe harrimi që tek e fundit, i zënë vendin njëra–tjetrit pandalshëm. (Totoja, i pat thënë dikur në një intervistë Oriana Fallacit: Lumturia… është çaste të vogla harrese. Ndryshe e thënë, harrimi, ka vlerën e vet të patjetërsueshme.)

Dashuria për pushtet dhe pushteti i dashurisë!

Cila është nevoja më e madhe e njeriut, pushteti apo dashuria?

Shkruan: Shqipe Palloshi

Këto dy gjëra janë çfarë njeriu kërkon më së shumti në këtë botë: të jetë i pushtetshëm dhe i dashur. Por, a mund këto ta zëvendësojnë njëra-tjetrën në spektrin e nevojave emocionale të njeriut? A mund nevoja e plotësuar për pushtet ta zhdukë nevojën për dashuri, dhe a mund nevoja e plotësuar për dashuri ta zhdukë nevojën për pushtet? Unë dua të besoj që kjo e fundit është vërtetë.

Macja!

Ishte mbrëmje, po kthehesha nga shkolla pas 4 orësh punë paradite dhe 5 orë mësim pasdite. Ndoshta 9 orë nuk ishin dhe aq shumë, por për mua kjo përbënte problem. Lodhesha shpejt për arsye se isha përherë i shpërqëndruar, duke menduar shumë çështje në të njëjtën kohë dhe shpesh dukej se përfundoja duke mos bërë asgjë, me humbje.

“Një stuhi për të gjallët dhe të vdekurit”

Charles Bukowski, “laureati i Amerikanëve që bëjn jetë të lirë” – mbetet një figurë përçarëse edhe njëzet vite pas vdekjes së tij. Novelat e tij me humor ndërluftues dhe të zi, rrëfimet dhe poemat e tij hedhin një sy të zellshëm mbi amerikanët dhe karakteri i tij prej alkoolisti, e etiketon atë si një shkrimtar i ‘dëbuar”.

Njerëzit po ndihen të mangët!

Shkruan: Gerald Ramaj

Studimi për çrregullimin mendor “Selfitis” (mania për t’i bërë foto vetes) është me vlerë, por në fakt është më shqetësuese ajo çka e pret shoqërinë në të ardhme. Modernizimi, teknologjia dhe marketingu i bazuar në “lumturimin e individit” do të sjellin përherë e më shumë probleme.

“Kuraja dhe tmerri i vdekjes”

…Por braktisja e dashurisë për jetën në funksion të përgatitjes për vdekjen, nuk është punë e kurajos, kjo është punë e frikës për të përballuar çastin e tmerrshëm të pushkatimit. Aq sa kishte moment kur do të doje të ishe i çmendur për të mos e kuptuar ardhjen e atij çasti. Ishin forma se si të afrohej ujku për të të shqyer. E ndërkaq dashuria për jetën i rezistonte kësaj shpërbërje, këtij mohimi të saj.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Carl Gustav Jung

“Njohja e errësirës tënde është mënyra më e mirë për tu marrë me errësirën e të tjerëve.” “Secila formë e varësisë është e keqe, pavarësisht...

Bertrand Russell

Më quajnë femër!!!

Virginia Woolf