Shkrime Autoriale

Ballina Shkrime Autoriale

Tre mënyra për ta dashur veten sipas Stoikëve

1. Njihe dallimin mes gjërave të vlefshme dhe gjërave të mira

Stoikët besonin se vetëm gjërat që janë fisnike dhe morale janë të mira për ju. Pjesa tjetër është, siç ata e quanin, “Indiferentët”. Për shembull, paratë janë të vlefshme por nuk janë domosdoshmërisht të mira. Nëse diçka për ne është e përshtatshme dhe i kënaq nevojat tona të tanishme, jo domosdoshmërisht ajo do të ketë rezultat edhe në lumturinë tonë. Ju mund ta duani veten vetëm atëherë kur impulset tuaja ju udhëheqin drejt asaj që është e mirë për vet-ruajtjen tuaj dhe jo vetëm asaj që është e kënaqshme. Për shembull, nëse shikoni diçka në YouTube duket shumë më e kënaqshme se sa studimi për 5 orë. Megjithatë, studimi mund të na udhëheq drejt një lumturie më të madhe në kuptim afatgjatë. Kujtohuni se sa të kotë ndiheni pasi keni shpenzuar një ditë të tërë duke shikuar video në YouTube dhe sa të dobishëm ndiheni pas një ditë të gjatë leximi.

Tre gjëra që i keni mësuar gabim

1. Universi komploton për të na ndihmuar

Modestia është njëra prej virtyteve më të respektuara dhe praktikimi i saj na sjell shumë lumturi. Jo, universi nuk komploton për të na ndihmuar dhe, sinqerisht, nuk i bënë shumë për ne. Ligji i rëndesës është një Mit i cili e ka shkatërruar mënyrën se si sillemi. Ai na ka bërë dembel, sepse në vend që ne të punojm për t’i arritur objektivat tona, ne vetmjaftohemi me ëndërrat ditore sepse besojmë se universi, në një mënyrë, do t’i materializoj mendimet tona. Por në fakt, nëse dëshion që diçka të ndryshoj në jetën tuaj, ju duhet të punoni për atë, sepse vetëm ju mund t’i bëni hapat e duhur për të lëvizur përpara me projektet e juaja dhe t’i arrini synimet tuaja. Askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju.

Lumturia e vërtetë dhe jo e vërtetë – Filozofia vs Instagrami

Ne lirisht mund të pretendojmë se shumica e njerëzve janë duke e ndjekur lumturinë. Fatkeqësisht, shumica e tyre janë duke e ndjekur llojin e gabuar të lumturisë dhe si pasojë e kësaj, duke e shpenzuar jetën në mënyrë të tmerrshme dhe gjithashtu të rrejshme. Filozofia na lejon që të ndjekim shtegun e duhur dhe të kërkojmë llojin e duhur të lumturisë. Në fakt, njëri nga filozofët më me ndikim …

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Franz Kafka – Hiq dorë

Ishte mëngjes herët, rrugët qenë të pastruara e të zbrazura. Po shkoja te stacioni. Kur krahasova orën time me një orë të madhe, vura re...

Friedrich Nietzsche

Jean Paul Sartre