Ballina Blog Faqe 321

Milan Kundera

Ajo e kishte një dëshirë dërrmuese për tu shprehur me të ashtu si femrat më banale; mos më lë të shkoj, më mbaj shtrënguar, më bëjë lodrën tënde, skllaven tënde. Bëhu i fortë! Por ato ishin fjalët të cilat ajo nuk mund t’i thoshte. Të vetmen gjë të cilën ajo e tha, kur ai e liroi nga përqafimi i tij, ishte: “Ti nuk e di sa e lumtur jam që jam me ty”. Kjo ishte më e shumta, që natyra e saj e rezervuar e lejoi atë ta thoshte.

Milan Kundera, “The Unbearable Lightness of Being”

Jürgen Habermas

“Parlamenti nuk është më ‘asambleja e të mençurve, të zgjedhur si personalitete individuale nga shtresa e privilegjuar, të cilët mundohen ta bindin njëri – tjetrin me argumente në diskutime publike, mbi supozimin se vendimi i ardhshëm, i arritur nga shumica, duhet të jetë ai që është i drejtë dhe i vërtetë për mirqënien kombëtare’.

Në vend të kësaj, parlamenti është bërë një ‘tribunë publike, mbi të cilën, para të gjithë kombit, qeveria dhe partitë që e përbëjnë atë, e prezentojnë dhe e justifikojnë para qytetarëve programin e tyre, përderisa opozita e kritikon këtë program në të njejtën mënyrë dhe i zhvillon alternativat e veta.”

Jürgen Habermas

Stefan Zweig

Gjithmonë kërkohet shkallë shumë më e lartë e guximit nga një individ, për ta kundërshtuar një lëvizje të organizuar, se sa për ta lënë veten të lundrojë bashkë më lumin – guximi individual, është lloji i guximit i cili është duke vdekur në këto kohëra të organizatave dhe mekanizimeve progresive.

Johann Wolfgang von Goethe

Të gjitha mendimet vërtetë të mëdha, kanë qenë të menduara qindra herë më parë; por për ti bërë ato vërtetë tonat, ne duhet të mendojmë për to pa pushim, deri sa ato të lëshojnë rrënjë në përvojën tonë personale.

Rainer Maria Rilke

Si duhet të jemi në gjendje ti harrojmë këto mitet antike, të cilat janë fillimi i të gjithë njerëzve, mitet për dragonjtë të cilët në momentin e fundit shndërrohen në princesha; ndoshta të gjithë dragonjtë e jetës tonë janë princesha, të cilët janë vetëm duke pritur të na shohin neve të bukur dhe të guximshëm. Ndoshta çdo gjë e tmerrshme, në qënjen e vet më të thellë është diçka e pafuqishme që ka nevojë për ndihmën tonë.

Rainer Maria Rilke, “Letters to a Young Poet”

George Orwell

Masat asnjëherë nuk revoltohen duke bërë marrëveshje për këtë, e ata nuk revoltohen as sepse janë të shtypur. Në të vërtetë, për aq kohë sa ata nuk lejohen të kenë standarde të krahasimit, ata kurrë nuk do të jenë të vetëdijshëm se janë të shtypur.

Gabriel García Márquez

Ata kishin jetuar mjaftueshëm gjatë sëbashku, për ta kuptuar se dashuria ishte gjithmonë dashuri, çdo kohë dhe çdo kund dhe se sa më shumë që i ofrohej vdekjes, ajo bëhej më e fortë.

René Descartes

Secilin problem që e kam zgjedhur, është bërë rregull që më vonë ka shërbyer për ti zgjidhur problemet e tjera.

Elie Wiesel

Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti e ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën. Heshtja e inkurajon persekutuesin dhe asnjëherë të persekutuarin.

Martin Luther King Jr.

Unë e kam një ëndërr se një ditë, katër fëmijët e mi të vegjël do të jetojnë në një komb, në të cilin ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës por nga përmbajtja e karakterit të tyre.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Fundi i mistershëm i Sindelarit, Messit austriak që refuzoi të ishte...

  Moxarti i futbollit, Matthias Sindelar është cilësuar si futbollisti austriak më i madh i të gjitha kohërave. Golat, driblimet dhe shpejtësia kanë mrekulluar mijëra...

William James