Ballina Blog Faqe 415

George Wilhelm Friedrich Hegel

Fryma e kombit e përcakton fatin e tij historik dhe çdo komb që dëshiron “të shpërfaqet në ekzistencë” duhet të shpallë individualitetin ose shpirtin e vet duke hyrë në “Skenën e Historisë”, që do të thotë, duke luftuar me kombet e tjera. Objektivi i kësaj lufte është dominimi.

Elena Peshkopia – gruaja e parë në botë me doktoraturë në Filozofi!

Elena Lucrezia Peshkopia është gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi dhe e cila është me origjinë shqiptare.

Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, njëri prej universiteteve më të vjetra dhe ndër më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e arritjeve në jetën e saj.

Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederic Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA, ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.

Paulo Coelho

Dashuria është një forcë e pakontrollueshme. Kur ne tentojmë ta kontrollojmë atë, ajo na shkatërron, kur ne tentojmë ta burgosim atë, ajo na nënshtron, kur ne tentojmë ta kuptojmë atë, ajo na lë të ndjehemi të humbur dhe të hutuar.

Paulo Coelho – është novelist brazilian. Ai është fitues i një numri të madh çmimesh ndërkombëtare. Sipas “Washington Post” Paulo Coelho ka shitur 350 milion libra, duke u bërë kështu autori portugez më i lexuar i të gjitha kohërave.

Leo Tolstoy

Mbërthej momentet e lumturisë, dashuro dhe lëri të të dashurojnë! Ky është realiteti i vetëm në botë, çdo gjë tjetër është budallallëk. Kjo është e vetmja gjë për të cilën jemi të interesuar këtu.

Thich Nhat Hanh

Shumica e njerëzve mendojnë se ngazëllimi është lumturi, por kur ju jeni i ngazëllyer ju nuk jeni në paqe. Lumturia e vërtetë është e bazuar në paqe.

Leo Tolstoy

Pierre kishte të drejtë kur tha se për të qenë i lumtur, njeriu duhet të besojë në mundësin e lumturisë dhe tani u besojë në të. Lëre të vdekurin ta varros të vdekurin, por përderisa unë jam i gjallë, unë duhet të jetojë dhe të jem i lumtur.

Dalai Lama

Asnjëherë mos harroni se marrdhënia më e mirë është ajo në të cilën dashuria juaj për njëri – tjetrin e tejkalon nevojën tuaj për njëri – tjetrin.

Sokrati

Gjëja vërtetë e rëndësishme është jo vetëm të jetosh, por të jetosh mirë dhe për të jetuar mirë do të thotë, mes shumë gjërave tjera të kënaqshme në jetë, të jetosh sipas parimeve tua.

Giambattista Vico

Njerëzit, ashtu sikur shumë kafshë, kanë rënë brenda zakonit të secilit njeri për të menduar vetëm për interesat e veta personale dhe e kanë arritur ekstremin e krenarisë, në të cilin, ashtu sikur kafshët, ata egërsohen dhe sulmojnë edhe për bezdin më të vogël. Prandaj, pavarësisht sa është e madhe turma, ata po jetojnë sikur kafshët e egra në një vetmi të thellë të shpirtit dhe vullnetit.

– Giambattista Vico

Pablo Neruda

Ju mund ti këpusni të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalni ardhjen e pranverës.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Bukowski: Mbi skllavërimin e qenies nga puna

Charles Bukowski i shkruan shokut të tij John Martin mbi problemin ekzistencial të punës dhe në përgjithësi të të jetuarit. Letra jepet e plotë...

Henry Kissinger