Ballina Blog Faqe 443

Charles Bukowski

Për ata që besojnë në Zot, shumica e pyetjeve i kanë përgjigjet. Por për ne, që nuk mundemi ta pranojmë lehtë këtë formulën e Zotit, përgjigjet e mëdha nuk mbesin të shkruara në gurë. Në përshtatemi me rrethanat dhe zbulimet e reja. Ne jemi elastik. Dashuria nuk ka nevojë të jetë urdhër e as besim. Unë jam Zoti im. Ne jemi këtu ti ç’mësojmë mësimet e kishës, të shtetit dhe të sistemit tonë të edukimit. Ne jemi këtu për të pirë birrë. Ne jemi këtu për ta mbytur luftën. Ne jemi këtu për ta jetuar jetën aq mirë, sa që edhe vet vdekja të ketë frikë të na marr.

– Charles Bukowski

F. Scott Fitzgerald

– “Mendoje sa më dashuron” – pëshpëriti ajo. “Nuk të kërkoj të më duash gjithmonë kështu, si tani, por të kërkoj ta kujtosh” fliste ajo duke lotuar.

– “Do të jem njeri tjetër një ditë, por diku thellë brenda meje, gjithmonë do të ekzistojë ky personi që jam sonte”

– F. Scott Fitzgerald, “Magnetism”
_____________________________

Francis Scott Key Fitzgerald (24 shtator, 1896 – 21 dhjetor, 1940) ishte novelist dhe shkrimtar amerikan. Ai tani konsiderohet si njëri ndër shkrimtarët më të mëdhenjë Amerikanë të shekullit të XX-të.

George Bernard Shaw

Njeriu i arsyeshëm e përshtat veten me botën; njeriu i paarsyeshëm tenton ta përshtat botën me veten. Prandaj, i gjithë progresi varet nga njeriu i paarsyeshëm.

– George Bernard Shaw, “Man and Superman”
____________________________

George Bernard Shaw (26 Korrik, 1856 – 2 Nëntor, 1950) ishte një dramatur irlandezo-anglez, influenca e të cilit ishte e madhe në teatrin, kulturën dhe politikën angleze, mbas vitit 1880 e këtej. Ai shkruajti më shumë se 60 drama, mes tyre veprat kryesore si ” Man and Superman (1903)”, “Pygmalion (1913)”, “Saint Joan (1923)”.

Shopenhaueri për lojën politike të Hegelit si zyrtarë i qeverisë gjermane

Filozofia, e sjell rishtas te fama përmes Kantit

Psikologu i Nietzsches!

Në veprën e tij “Perëndimi i idhujve” Friedrich Nietzsche, në një pjesë të librit, përmend edhe emrin e shkrimtarit të madh rus, Fjodor Dostojevski. Përnaltësimi që i bën Dostojevskit në këtë libër lë të kuptohet që Niçe e ka njohur mirë veprën e shkrimtarit rus.

Karl R. Popper

Njerëzit i besonin Zotit të qeveriste botën. Ky besim kufizonte përgjegjësit e tyre. Besimi i ri që ata duhet të qeverisnin veten e tyre krijoi për shumëkënd një barrë të patolerueshme përgjegjësie të afërt. E gjitha duhet pranuar.

Karl R. Popper, “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”.
___________________________

Karl Raimund Popper (28 Korrik, 1902 – 17 shtator, 1994) ishte profesor dhe filozof anglezo – austriak. Ai në përgjithësi është i njohur si njëri ndër filozofët më të mëdhenjë të shkëncës të shekullit XX.

Confucius

Është e lehtë të urresh dhe e vështirë të duash. Kjo është mënyra se si shkojnë gjërat. Të gjitha gjërat e mirë janë vështirë të arritshme; përderisa gjërat e këqija janë lehtësisht të kapshme.

– Confucius

______________________________

Confucius (shqiptimi: Konfuçi) ishte mësues, politikanë dhe filozofë kinez, i cili jetoi prej vitit 551 deri në vitin 479, para lindjes së krishtit. Filozofia e tij e theksonte shumë moralin personal dhe politik, korrektësinë në mardhëniet shoqërore dhe drejtësinë e sinqeritetin.

Viktor Hygo

Çka është dashuria? E kam takuar rrugëve një djal të ri shumë të varfër, i cili ishte i dashuruar. Kapela e tij ishte e vjetër, palltoja e leckosur, uji kalonte nëpër këpucët e tij dhe yjet në shpirtin e tij.

– Victor Hugo

“Të mjerët”

________________________________
Victor Marie Hugo (shqiptimi: Viktor Hygo) lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

Haruki Murakami

Dëgjoni mirë, nuk ekziston një luftë që i jep fund të gjitha luftërave.

– Haruki Murakami

_______________________________

Haruki Murakami lindi më 12 janar, 1949 në Kyoto – Japoni. Ai është shkrimtar, librat e të cilit janë të përkthyera në mbi 50 gjuhë dhe të shitura në miliona kopje. Steven Poole nga “The Guardian” e ka cilësuar Murakamin “si njëri ndër novelistët më të mëdhenjë botërorë ende gjallë.

Haruki Murakami

Ajo priti deri sa treni të kalojë, e pastaj tha: “Shpesherë mendoj se zemra e njeriut është sikur ato puset e thella. Askush nuk e di se çka ka në fund. E gjitha që mund të bëni është të imagjinoni nga ajo që vjen në sipërfaqe, prej fluskimeve të kohë pas kohëshme.

– Haruki Murakami, “Blind Willow, Sleeping Woman”

______________________

Haruki Murakami lindi më 12 janar, 1949 në Kyoto – Japoni. Ai është shkrimtar, librat e të cilit janë të përkthyera në mbi 50 gjuhë dhe të shitura në miliona kopje. Steven Poole nga “The Guardian” e ka cilësuar Murakamin “si njëri ndër novelistët më të mëdhenjë botërorë ende gjallë.

MË TË POPULLARIZUARAT

MË TË LEXUARAT

Martin Luther King Jr.

“Shkenca hulumton; religjioni interpreton. Shkenca i jep njeriut dije e cila është pushtet; religjioni është i jep njeriut mençuri e cila është kontroll. Shkenca...

Kanga e Rinisë – Migjeni