Absolutja nuk ka shumë jetëgjatësi, e relativja është mbretëresha e kësaj bote dhe si e tillë mjekon shumë plagë kur bashkëjeton me kohën…

Prandaj nëse modestinë e përulsinë e ke në zemër e nuk frymon dot pa to, vazhdo pa frikë, sepse ti je unik, dhe i tillë i jep kësaj bote kuptimin që të tjerët ia fundosin pa dhembshuri.

Ata që të japin nënçmimin si shperblim për dashurinë që ti iu adreson, ata që ty të marrin për asgjë kur ti dhuron gjithçka me sinqeritet, ata do të largohen vet nga ti, pa fjalë e pa përgjigje sepse madhështia jote iu verbon edhe pamjet më të turbullta, por mos harro se gjurmët tua shkruajnë përjetësi…

Prandaj të lutem vazhdo që të jesh shembull për shumë të tjerë që nga egoja për me shumë përmbushje në jashtësi, nuk arrijnë të shohin prapa syve të tjetrit dhe nuk lexojnë në mes të rreshtave për të njohur thjeshtësinë e këti universi…

Jepi mundësi tjetrit që të rritet nga shembulli yt njerëzor, e të shoh se nuk kërkohet shumë në këtë jetë, këtë jetë që e kemi thjeshtë të dhuruar, e as si të tillë nuk po arrijmë ta kuptojmë!/filozofia.al

Autore: Nora Krasniqi

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu