Disa njerëz thjesht duket se lundrojnë gjatë jetës, apo jo? Problemet i përballojnë me vendosmëri, sukseset me përulësi dhe janë thjesht njerëz të gjithanshëm, të pëlqyeshëm, të zgjuar dhe të mirë. Ndoshta ata janë duke përdorur aftësi psikologjike që ne nuk dime asgjë rreth tyre?

Sigurisht që ka shumë truqe, të cilat njerëzit i përdorin për të përparuar. Për shembull, studimet tregojnë se nëse doni që dikush t’ju bëjë një favor, bëni diçka të këndshme për ta disa ditë më pare, sepse njerëzit kanë nevojë për të balancuar peshoren e favoreve; ata pëlqejnë të përgjigjen ndaj atyre që u kanë bërë favore. Është një lloj mentaliteti i mirëfilltë.

Pra, a ka shkathtësi dhe aftësi të tjera psikologjike, të cilat i përdorin njerëzit me të vërtetë të zgjuar? Këtu janë katër prej tyre:

4 aftësi psikologjike të cilat i kanë njerëzitë e zgjuar (dhe të cilat edhe ju mund t’i zotëroni gjithashtu)

Ata i kontrollojnë mendimet e tyre

“Jeta jonë është ajo që na bëjnë mendimet tona.” Marcus Aurelius

Është shumë e thjeshtë të futesh në grackën e të menduarit se kinse mendimet tona janë thjesht ide dhe fraza, të cilat shfaqen brenda dhe jashtë kokave tona, dhe jo diçka që mund të cilën mund ta kontrollojmë. Më kujtohet kur kam shkuar ta shoh Paul McKenna në Londër, për një fundjavë me seminare mbi fobitë. Nëse nuk e dini se kush është ai, ai është ekspert i NLP, i cili i lufton fobitë, hipnotizmat dhe gjërat e tilla.

Në skenë ai i kërkoi audiencës të imagjinonte një mëngjes tipik të së Hënës, duke u ngritur për punë dhe duke i përshkruar këto me lëvizje. Pas kësaj ai u tha t’i përshkruajnë ndjenjat dhe disponimin e tyre. Shumica prej tyre u shprehën për këtë ditë si të dëshpëruar, të lodhur, të rëndë, pa energji, pa vullnet.

Ai më pas na kërkoi të imagjinonim që në vend që të shkonim të punojmë të hënën, sikur ishim duke jetuar në një vend luksoz pushimesh në një ishull ekskluziv me 5-yje. Tani ai pyeti si ndiheshim. Publiku u përgjigj me ‘i ngazëllyer, me qejfin për të shkuar atje, i qetë, i lumtur, pozitiv, i ngritur.’

“Ju e shihni fuqinë e mendjes?”, tha ai. Asnjë nga ato gjëra nuk kanë ndodhur, por thjesht duke ndryshuar mendimet, ju gjithashtu ndryshuat gjendjen shpirtërore.

Tani, pse është e rëndësishme kjo?

Sigurisht, ne nuk mund ta kalojmë tërë jetën tonë në pushime. Por ne mund t’i marrim ato ndjenja të eksitimit, lumturisë, relaksimit dhe pozitivitetit dhe t’i përdorim ato në ditë të vështira, të tilla si mëngjeset e së hënës.

Pse kjo do ta bëjë ndryshimin? Sepse pozitiviteti tërheq pozitivitetin. Por më e rëndësishmja, negativiteti gjithashtu e bën të njëjtën gjë. Sigurisht, ju nuk jeni me pushime, por po i sjellni ato ndjenja dhe emocione të eksitimit dhe lumturisë për të punuar. Kjo ka një efekt të rëndësishëm për ditën tuaj.

Po, ju ende duhet të shkoni në punë, por ndoshta kjo mund të bëhet më e këndshme për shkak të gjendjes tuaj psikologjike? Njësoj, e gjithë jeta jonë është e përbërë nga mendimet tona. Nëse jemi mirënjohës për ato që kemi, do të jetojmë një jetë të kënaqur.

Ju mund ta quani këtë mënyrë të veçantë të të menduarit një ‘aftësi psikologjike’ që njerëzit e zgjuar e përdorin. Unë mendoj se kjo është pak si terapi njohëse e sjelljes (CBT). Një mënyrë për të ndryshuar në mënyrë aktive mënyrën se si ne mendojmë, me qëllimin për të përmirësuar jetën tonë.

Ata janë inteligjentë social, që do të thotë se jo gjithmonë e tregojnë inteligjencën e tyre

E dyta e aftësive tona psikologjike ka të bëjë me inteligjencën, por ajo përfshin një lloj intelekti të caktuar.

Imagjinoni që sapo e keni kaluar një provim fakulteti dhe jeni të ngazëllyer dhe po u tregoni miqve për këtë. Si do të ndjeheshit nëse dikush do të reagonte: “Oh, unë në atë lëndë e kam marr notën më të lartë të mundshme.” Vërtetë?

Ose është gjithmonë dikush që di më shumë se ju dhe nuk heziton t’ju tregojë. Ne të gjithë duam që të tjerët ta dinë se sa të zgjuar jemi. Por kur kjo u kushton njerëzve të tjerë, i bëni të reagojnë, ose u’a prishni momentin e tyre të veçantë, kjo pastaj nuk është e zgjuar. Në fakt, është plotësisht budallallëk.

Nëse keni nevojë për të forcuar egon tuaj duke duke i prishur arritjet e njerëzve të tjerë, ju nuk jeni inteligjent social.

Inteligjenca sociale është të kuptuarit se të gjithë kemi nevojë për momentet tona si qendër e vëmendjes. Të gjithë meritojmë vëmendjen e të arriturave tona. Meritojmë njohje për dijet tona, për inteligjencat tona. Por lejimi i të tjerëve të merren me vëmendjen, është një mënyrë më inteligjente për të treguar inteligjencën tuaj. Pse? Sepse gjatë rrëfimit për momentet e tyre më të mira, ndjenjën e rëndësisë dhe krenarisë ata e ndajnë me ty që po i dëgjon.

Në të ardhmen, mos u bë i gjithëdituri, me të cilin të githë e kanë bezdi të rrijn.

Ata e dinë që shumica e gjërave do të kalojnë

Ekziston një aftësi të cilën vërtetë e kanë vërtet njerëzit e zgjuar: ata e dijn se shumica e gjërave kalojnë. Mbaj mend kur i dashuri im vdiq në vitin 2013. Në atë kohë që mendoja se kurr nuk do të mund ta tejkaloja dhimbjen nga kjo humbje. Tani është viti 2020 dhe unë mund të reflektoj mbi atë kohë tragjike dhe të di që çdo gjë e tmerrshme që do të ndodhë në të ardhmen, ajo do të kalojë. Gjërat vijn dhe shkojnë.

Sigurisht, në atë kohë, nëse dikush do të kishte provuar të më jepte këtë këshillë për pikëllimin, unë me siguri do t’i nxehur edhe më shumë me ta. Njerëzit kur janë duke kaluar nëpër trauma dhe pikëllim të tmerrshëm nuk kanë nevojë për këshilla. Ata kanë nevojë për mbështetje.

Kjo njohuri mund të vjen nga përvoja juaj. Gjithçka që duhet të bëjmë është thjesht të ekzistojmë. Dhe kjo është ajo që bëra, për një kohë të gjatë. Kam shpenzuar minuta, pastaj orë, pastaj ditë me radhë. Derisa një ditë, përderisa po dilja nga një migrenë dhe isha shtrirë në shtrat, kur papritur një fllad ftohës rrodhi mbi kokën time të nxehtë dhe të lëkundur.

Më kujtohet se në ato momente mendoja: “Kjo e ka ndjesinë e mirë.” Deri në atë moment, asgjë nuk ishte dukur mire, nga momenti që i dashuri im kishte ikur. Por fillova ta kuptoj se madje edhe nëse vetëm një fllad i tillë mund të shijojë, atëherë unë do të mund ta tejkalojë dhimbjen e vdekjes së tij.

Kjo është një nga ato aftësitë psikologjike që vjen me kohën dhe përvojën. Sepse ju duhet të kaloni përmes traumës dhe të dilni nga ana tjetër për ta njohur atë.

Sigurisht, këto ditë, qëndrimi në të tashmen përmes ndërgjegjes konsiderohet të jetë jashtëzakonisht terapeutike. Sidoqoftë, nuk ka asgjë të keqe në rishikimin e së kaluarës në mënyrë që ta armatosni veten për t’u përballur me të ardhmen.

Ata e pranojnë fajin për telashet e veta

Tani, më shumë se kurrë, ekziston njëfarë prirje kur dëshirojmë të fajësojmë gjithkënd përveç vetes sonë, për gjendjen tonë të vështirë. Sa shpesh i shohim ato reklama në TV ‘Aty ku ka faj, ka edhe një pretendim.” Është e shkruar në ADN-në tonë se duhet të fajësojmë dikë tjetër për gjërat që kanë shkuar keq në jetën tonë.

Sidoqoftë, ka diçka shumë të fuqishme rreth pranimit të fajit, atëherë kur kemi bërë një gabim. Psikologët e quajnë këtë “epiqendra e kontrollit”.

 Epiqendra e kontrollit

Epiqendra e kontrollit është shkalla në të cilën një individ mendon se ka kontroll mbi jetën e vet. Kjo mund ti referohet sukseseve tona, si dhe dështimeve tona gjithashtu. Këtë kontroll ia atribuojmë faktorëve të brendshëm (vetvetes) ose faktorëve të jashtëm (të tjerëve, mjedisit, etj.).

Për shembull, thoni që një person ka dështuar në provim. Nëse ata kanë një vendndodhje të brendshme kontrolli, ata do t’ia atribuojnë dështimin e tyre mungesës së rileximit, për shkak se kanë bërë aheng në natën para provimit, duke mos i kushtuar vëmendje provimit. Me fjalë të tjera, ata do të fajësojnë veten për rezultatin.

Sidoqoftë, dikush me një vendndodhje të jashtme do të thotë se arsyet e dështimit ishin që prindërit e tyre nuk i zgjuan me kohë për të arritur me kohë në provim. Ose që mësuesit e tyre nuk u’a treguar atyre librat e duhur, ose se klasa ishte shumë e nxehtë / e ftohtë. Ata do të gjejnë arsye të tjera për dështimin.

Tani, pse është e rëndësishme kjo? Me siguri në jetë, disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë. Ndonjëherë ndodhin gjëra që na prishin shanset. Dhe po, kjo është e vërtetë. Por studimet tregojnë se ata që marrin vazhdimisht përgjegjësi për sukseset ose dështimet e veta, me fjalë të tjera, kanë një zonë të brendshme, janë më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të suksesshëm në përgjithësi./filozofia.al

Autore: Janey Davies
Në shqip nga filozofia.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu