Ndoshta ju keni bërë një gabim. Është një gabim i madh që ju lëndon ju ose të dashurit tuaj. Tani po dergjeni në keqardhje. Ju mund të jeni duke thënë, “Unë nuk e di se si ta kaloj gabimin që e kam bërë”.

Të gjithë përjetojnë pendim në jetë. Jeta është shumë e shkurtër për të pasur pendime, por kjo nuk i ndalon ato të vijnë.  Kur të vijnë pendimet dhe keqardhjet, ato mund të marrin përsipër gjithçka që bëjmë.  Ndonjëherë, ne u shprehim keqardhje të tjerëve, por njerëzit e tundin kokën dhe i largojnë nga ato sikur nuk janë ndjenja të vërteta dhe të vlefshme.

Unë kam qenë në fundin e gabuar të keqardhjes, duke pyetur veten se si mund të lëviz nga ajo.  Kishte edhe një kohë që isha kaq e mbërthyer në të kaluarën sa nuk kuptoja se çfarë të bëja me jetën time.  Unë isha në ngërç.

A keni ngecur në të kaluarën si unë? Pendimi mund të zgjasë për minuta, ditë ose vite. Është një reagim shumë i vërtetë dhe i vlefshëm për një gjë zhgënjyese në jetën tuaj. Është një nga ato ndjenjat që nuk mund t’i shpëtoni.

Sidoqoftë, ndjenja e fajita dhe pendimi nuk është e thënë të zgjasin përgjithmonë. Do të ju tregoj pesë mënyra për ta tejkaluar ndjenjën e fajit nga e kaluara dhe për të jetuar edhe njëherë një jetë të lumtur, të shëndetshme dhe të përmbushur.

Ne fund të këtij artikulli, ju mandje mund të ndjeheni falënderues për pendimin tuaj.

Çfarë është keqardhja apo pendimi? 

Pendimi është një gjendje e ndërgjegjshme negative kur zhgënjeheni për diçka që keni bërë ose nuk keni bërë. Ju mund të mendoni se keni bërë zgjedhje të gabuara në jetën tuaj, ose mund të besoni se zgjedhja që nuk e keni bërë tani çoi në një jetë më pak të përmbushur.

Shumë njerëz i shikojnë të kaluarat e tyre dhe përjetojnë pendim. Mund të jenë gjëra të thjeshta si, “Unë dëshiroj të kisha thënë diçka më të mirë”, ose “Unë kurrë nuk duhet të kisha shkuar në atë parti”.

Pendimet gjithashtu mund të jenë gjëra serioze, zemërthyese, dhe unë mendoj se të gjithë përjetojnë një keqardhje “të madhe” në jetën e tonë. Pavarësisht keqardhjes me të cilën po merreni, me siguri ndiheni të trishtuar dhe të zhgënjyer. Shumë prej nesh e përsërisin atë ngjarje ose zgjedhje në kokën e tyre pa pushim.

Ne po kërkojmë atë moment kur mund të kishim bërë diçka ndryshe.

Kush e përjeton pendimin?

Thellë brenda vetes e dini se përgjigja është kësaj pyetje është: të gjithë.

Prapëseprapë, kur e shihni atë bashkëpunëtor ose fqinj të përsosur që kurrë nuk duket se ka ndonjë sfidë, është e lehtë të mendoni se ata kurrë nuk pësojnë keqardhje. Dikush aq i përsosur sa që kurr nuk mund të ndjej keqardhje për veten, apo jo?

Gaboheni.

Të gjithë në një moment të caktuar të jetës së tyre përjetojnë pendim. Miqt, prindërit, bashkëpunëtorët tuaj, ai djalë në dyqan ushqimesh që është arkëtari juaj, dhe ju. Secili person në botë, njëherë gjatë jetës së vetë përjeton pendim dhe ndjenjë faji. Sigurisht, mund të jenë në nivele të ndryshme. Jo të gjithë do të pësojnë keqardhje në të njëjtën mënyrë, edhe nëse të gjithë e përjetojmë në një moment.

Cili është pendimi më i madh që përjetojmë? 

Në një studim mbi njerëzit dhe arsyet se përse ata pësojnë keqardhje, studiuesit nga Gazeta e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale zbuluan se njerëzit përjetojnë pendim më shumë për gjërat që nuk i kanë bërë, sesa gjërat që ata i kanë bërë.

Mendoni për këtë. Me pak kohë dhe energji ju mund të rregulloni pothuajse çdo gabim edhe pse gjërat mund të duken të errëta ose të humbura ndonjëherë.

Sidoqoftë, kurrë nuk mund të ktheheni mbrapa dhe të bëni atë që keni menduar ta bëni.  E vetmja gjë që mund të bëni është të shikoni në atë mundësi të humbur dhe të pyesni veten se si do të ishte sikur ta kishit bërë. Kjo na lë të hutuar dhe të lënduar, duke e dëshiruar atë mundësi. Ndërsa nuk e dimë nëse do të kishte përfunduar mirë apo keq, ne ende mendojmë rreth saj.

Pse disa pendime lëndojnë më shumë se të tjerat? 

Pavarësisht nëse bëmë ose nuk bëmë diçka, është e qartë se disa keqardhje lëndojnë më shumë se të tjerat.  Ato zgjaten, acarohen dhe na lënë emocione që na e ndryshojnë jetën. Ne i përjetojmë të dy llojet e keqardhjes – për gjërat që kemi bërë gabim dhe për gjërat që mund të kishim bërë.

Kur ju bëni diçka të gabuar ose merrni një vendim që sjell keqardhje, është dëshpëruese, mirëpo zakonisht kjo nuk ju përcjell pas njësoj sikur pendimi për gjërat që nuk i keni bërë.

Studiuesit Shai Davidai dhe Tom Gilovich e kanë bërë një studim se përse ndodh kjo me pendimin. Ajo që gjetën është se kur bëni një zgjedhje që ju ose dikush tjetër thotë se është e gabuar ju mund ta rregulloni atë. Le të themi që ke zgjedhur të shkosh në një takim me dikë të ri në vend që të shkosh në festën e ditëlindjes së një kolegu. Takimi doli se ishte katastrofik, ndërsa në anën tjetër edhe kolegu yt është hidhëruar me ty. Ju ndoshta jeni penduar që keni shkuar në atë takim.  Tani, mund ta përdorni atë pendim dhe të mësoni nga ajo. Fillon të bëjë efekt puna riparuese që ju lejon juve dhe të gjithë të tjerëve të lëvizni para.

Në anën tjetër, le të themi që nuk intervistoni për një vend pune në kompaninë tuaj të ëndrrave, përkundrazi, ju shikoni personin që punon në atë pozicion dhe mendoni për gjithçka që mund të kishe qenë. Ju mund të fitoni më shumë para, duke u rritur në sukses si ai person, por përkundrazi, ju keni ngecur në punën tuaj.  Pendimi ngre kokën.

Në shembullin e dytë, ju nuk mund të bëni asgjë. Puna iu dha dikujt tjetër, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të rregulluar. Ju duhet të prisni derisa të vijë një mundësi tjetër.

Keqardhje të ndryshme lëndojnë varësisht nga kush ose çfarë ato përfshijnë. Nëse ju mungon festa e një kolegu për shkak të një takimi tjetër, nuk është gjëja më e keqe në botë. Sidoqoftë, nëse ju mungon dasma e shoqes tuaj më të mirë, kjo është një punë e madhe. Ju do të vini në dyshim marrëdhënien tuaj me ta dhe do të ndjeheni fajtorë. Pse e keni humbur dasmën e shoqes suaj më të mirë? A mund të konsiderohet mik dikush që e humbet dasmën e mikut dhe prap nuk ndjehet keq?

Këto ndjenja të fajit prodhojn pendim sepse në këse raste e keni djallosur. Sa më i rëndësishëm të jetë dikush për ty, aq më shumë dhimje shkakton pendimi.

Autor: Jess Carpenter
Përketheu: Filozofia.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu