Kobe Bryant vdiq tragjikisht në një përplasje me helikopter rreth 30 milje në veri-perëndim të qendrës së Los Angelos. Vajza e tij 13-vjeçare Gianna u vra gjithashtu në përplasje, së bashku me 8 persona të tjerë. Bryant do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mëdhenj të NBA.  Përveç punës së tij në fushën sportive, ai ishte i njohur për vendosmërinë dhe punën bamirëse të jashtëzakonshme në shërbim të të tjerëve.  Për nder të trashëgimisë së Bryant, ne kemi zgjedhur disa nga citatet e tij më frymëzuese.

“Kur ne themi se këtë nuk mund ta arrijmë, kjo nuk mund të bëhet, me këtë jemi duke e mashtruar veten. Truri im nuk mund ta përpunojë këtë. Ai nuk do ta përpunojë dështimin. Sepse nëse më duhet të ulem dhe t’i them vetes “ti je një dështim”, mendoj se kjo është më e keqja, pothuajse më e keqe se vetë vdekja.”

“Ekziston një zgjedhje të cilën ne si njerëz duhet ta bëjmë, ne si individë. Nëse dëshiron të jesh i madh në diçka, ekziston një zgjedhje të duhet ta bësh. Ajo që po mendoj është se janë disa sakrifica të natyrshme që vijn bashkë me të – koha për familjen, dalja me miq, të qenurit shok i mirë, një bir i mirë, një nip i mirë. Të gjitha këto janë ato sakrificat që vijn bashkë me zgjedhjen që e bën.”

“Kurr nuk e kam parë basketbollin si një punë. Nuk e kisha kuptuar se ishte një punë deri në vitin e parë kur mora pjesë në NBA. Kur u futa aty, isha i rrethuar nga profesionistë dhe fillova të mendoj se basketbolli për ta është gjithçka por nuk ishte. Thosha me vete “kjo është diçka më ndryshe”. Kisha menduar se të gjithë ishin të pasionuar pas asaj loje njësoj sikur se unë. Por më vonë e kuptova se nuk ishte vetëm pasioni, ishte edhe puna e madhe.”

“Nuk dua të rri me njerëz dembelë. Ne nuk e flasim gjuhën e njejtë. Unë nuk i kuptoj ata. Nuk dua ti kuptoj ata. Nuk kam asgjë të përbashkët me dembelët të cilët i fajësojnë të tjerët për mungesën e suksesit të tyre. Gjërat e mëdha vijnë nga puna e madhe dhe këmbëngulja. S’ka justifikime.”

“Shpenzoje kohën mirë. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të rrënuar ose dekurajuar. Duhet të vazhdosh të levizësh. Vazhdo përpara. Vendose njërën shputë para tjetrës, buzëqesh dhe vazhdo të rrokullisesh.”

“Është folur shumë për mua se jam përpjekur për ta shfaqur vetëm veten në lojë, mirëpo nuk është kjo esenca. Ne fitojmë kur unë i shënojë 40 pikë, mirëpo ne fitojmë kur unë i shënojë edhe 10 pikë. Unë bëjë çdo gjë që nevojitet për ta fituar ndeshjen, qoftë kjo qëndrimi ulur në karrike dhe valvitja e peshqirit, mbajtja e shishes së ujit për anëtarët e tjerë të ekipës ose shënimi i pikëve fituese.”

“Unë nuk dua të jem  një Michael Jordan tjetër. Unë thjesht dua të jem Kobe Bryant.”

“Gjëja më e rëndësishme është të provosh dhe ti inspirosh njerëzit në mënyrë që edhe ata të jenë të përkryer në atë që dëshirojnë ta bëjnë.”

“Prindërit janë shtylla ime kurrizore. Ata ende janë të atillë. Prindërit janë të vetëm që të mbështesin pavarësisht se a shënon 40 apo 0 pikë.”

“Unë dyshoj në vete. Edhe unë i kam pasiguritë e mia. E kam frikën nga dështimi. Ka disa netë kur shfaqem në arenë dhe më duket sikur “më dhemb shpina, këmbët, gjunjët. Them se nuk dua ta bëjë atë. Dua thjesht të pushoj.” Ne të gjithë dyshojmë në vete. Nuk duhet ta mohojmë këtë, por as nuk duhet të kapitullojmë para saj. Duhet ta përqafojmë atë.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu