Shumë mësime vazhdimisht kanë treguar se si njeriu është i kontrolluar nga ato gjëra që e shqetësojnë atë. Çdo gjë që na shqetëson dhe që e vjedh nga ne paqen e mendjes sonë, e kontrollon shpirtin tonë.

Ekzistojnë shumë gjëra të cilat duken shumë të vështira për ti toleruar. Miqt e mi, gjërat të cilët e kemi vështirë ti tolerojmë, janë padronët të cilët ne i kemi krijuar në mendjen tonë. Kushdo dhe çkado që na shqetëson, ajo edhe e kontrollon shpirtin tonë. Dhe ne, vetëm ne jemi ata që u kemi dhënë këtë pushtet hyjnor, këtë energji, atyre gjërave të cilat na shqetësojnë. Ne i kemi bërë ato si një Zot, për të na e grabitur nga ne kënaqësinë e të jetuarit. Është në mendjen tonë, miq. Nuk ekziston në asnjë vend tjetër.

Disa njerëz zgjohen në mëngjes, e shikojnë shkëlqimin e diellit dhe mbushen me kënaqësi dhe dashuri. Ata e dijn se do të jetë një ditë e shkëlqyer për ta. Por jo të gjithë ne zgjohemi në këtë mënyrë. Disa nga ne zgjohemi në mëngjes me problemet e së kaluarës.

Mirëpo, ne e kemi të drejtën hyjnore të zgjedhjes. Ne mund të zgjedhim në secilin moment, përmes forcës së mendimit, e cila është mjeti i dashurisë dhe energjisë hyjnore të Zotit, ti drejtojmë ato në kahjen e atyre gjërave të cilat ne i dëshirojmë.

Zoti nuk është gjykatës që rri ulur në fron dhe na flet për gabimet dhe lëshimet tona. Prandaj miq, ta rrisim vetëdijen, ta zgjerojmë horizontin dhe ta përmbushim qëllimin e vërtetë të ekzistoncës sonë.

Russell Fitzgerald
Serenity Association

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu