Ju lutem.

E di që është e vështirë tani. E di që është konfuze. E di që jam vetë e hutuar.

Por edhe ata janë të hutuar gjithashtu.

Shkollat, ​​për të cilat kemi kaluar një jetë duke thënë se janë kaq të rëndësishme – qëndroni në shkollë – parullat e rëndësishme – i kanë dërguar nxënësit në shtëpi. Klubet ku ata u bashkuan për të hyrë në kolegj ose për të gjetur vendin e tyre ose për të mbushur boshllëkun, ose për tu ndjerë të sigurt, të parët, të sfiduar, ose për ta ndjerë mbështetjen, janë mbyllur. Konkurrencat për të cilat janë trajnuar dhe shfaqjet për të cilat kanë punuar dhe rolet që ata kanë fituar janë avulluar. Ushqimi nga i cili ata mund të varen, miqtë që ata mund tu besonin dhe jeta private e tyre janë zhdukur. Pa u përshëndetur fare. Thjesht ka ikur.

Është konfuze. E di që jam e hutuar.

Shtyllat e synimeve kanë lëvizur. Metricat kanë ndryshuar.

Por unë nuk mund të ndihmoj asgjë, veçse të mendoj për atë të moshuarën e kolegjit, e cila e kishte thyer kyçin e këmbës në mes të një ndeshje Taekëondo, dhe nuk kishte pranuar t’i ndalonte luftimet. Këmba e saj nuk e mbante peshën e saj. Trajneri e kishte pyetur nëse ajo dëshironte të ndalonte, por ajo e dinte që kjo do të ishte ndeshja e saj e fundit. Pas një jete ushtrimesh. Por, çfarë bëni kur këmba juaj nuk u’a mban peshën e trupit dhe ndërkohë duhet të përfundoni luftimet? Ju e përdorni atë për të shkelmuar. Dhe ju e mbaroni atë që ishte menduar të ishte karriera juaj e lavdishme atletike, duke shpesuar dhe shtrënguar dhëmbët tuaj, sa herë që mbështeteni vetëm pak në këmbën tuaj tani të thyer. Sezoni do të vazhdonte, por jo për të. Kështu ajo vazhdoi të luftonte në një luftë, brenda së cilës ajo ende ishte.

Ajo mësoi në çast se kishin arritur momentet e saj të fundit si një atlete kolegji. Kështu ajo i mbajti ato.

Po, ka më shumë të rinj që ecin nëpër lagje sesa jemi mësuar. Dhe disa prej tyre qëndrojnë më afër se gjashtë këmbë me njëri tjetrin. Dikush nga ta kishte trokitur muret e parkut belvedere. Dikush i kishte shkatërruar tulipanët e bukur në hyrje. Disa nuk largohen nga rruga kur makinat afrohen shumë më shpejt se sa dikur. Dhe shumë prej tyre duken të zemëruar ose të trishtuar ose të pakësuar. Është konfuze. E di që jam e hutuar.

Sepse, fëmija 12-vjeçar, i cili në mëngjes është ngarkuar me përgjegjësi për tu kujdesur për motrat e tij të vogla, përderisa prindërit e tij punojnë, pasdite i thuhet se ai nuk është përgjegjshëm sa duhet për ti marrë vetë vendimet e tij. Dhe vajza 10-vjeçare, miqtë e së cilës po luajnë shumë afër së bashku, po tallen me ulërime kinse ajo nuk po kujdeset për gjyshen e saj të sëmurë. Dhe shpirti endacak 19-vjeçar, që supozohej të ishte në kolegj, po përpiqet të kuptojë se çfarë të bëjë derisa kompjuteri i familjes të jetë i disponueshëm për kurset e tij, përderisa të dy prindërit e shumë adoleshentëve të tjerë sapo kanë humbur punën e tyre, kështu që shtëpia është vendi i fundit që ata duan të jenë tani.

Ju duhet të shkruani për arsimin, thoni ju. Ata mesiguri janë duke mësuar, thoni ju.

Po, ata janë duke mësuar.

Ata po mësojnë se si ta përballojnë, kur bota që ata njohin, shkulet nga duart e tyre më shpejt se sa përpjekja e tyre për ta mbajtur atë. Ata po mësojnë se si njerëzit i trajtojnë të tjerët kur janë të stresuar. Ata po mësojnë se çfarë ndodh kur dikush e supozon më të keqen. Ata po mësojnë se njerëzit mund të presin shumë dhe shumë pak prej tyre, në të njëjtën kohë. Ata po mësojnë të merren me gjëra shumë më të mëdha dhe më të frikshme. Ata po mësojnë.

Ata po mësojnë se sa lehtë veprimet e vogla mund t’u sjellin të tjerëve gëzim të madh. Ata po mësojnë se si fjalët e pamenduara mund ti shkatërrojnë gjërat, për të cilat është nevojitur një jetë e tërë për tu ndërtuar. Ata po mësojnë nga ju. Ky është momenti juaj. Çfarë do t’i mësoni ata?

Një mësim?  Është tunduese, shumë tunduese, të mbërtheheni pas sjelljes sonë, të bëni me gishtë dhe të merrni pastaj nën kontroll një gjë, në një moment kaq të pakontrollueshëm. Frazat rreth njohjes më të mire, avantazheve dhe të qenit dramatik, vijnë në buzë me lehtësi alarmante.

Por sjellja është vetëm një formë tjetër e komunikimit. Kur një zemërim i momentit i vogëlushes dërgon mesazhin se “Unë kam nevojë për teknika më të mira për të përballuar zhgënjimin” ose “Unë ende nuk kam praktikuar mjaftueshëm për të qenë e durueshme”, duhet thjesht të merrni frymë. Dhe pastaj duhet të vendosni për të bërë bisedën që duhet, më shumë se sa atë tjetrën që mund të jetë më e këndshme për ta bërë. Në vend të forcimit të aftësive që ata nuk i kanë ende, duhet të përpiqeni t’i ndihmoni ata ti zhvillojnë aftësitë e nevojshme. Provoni. Nuk po them se do të keni sukses.

Shumica prej nesh nuk janë të aftë për këtë. Unë e di që s’jam. Shumica prej nesh ka nevojë për praktikë. Unë për vete e di që kam.

Kështu që unë do të praktikoj. Dhe do të filloj me të rinjtë përreth meje që janë zhvendosur aq shumë sa që vetë koncepti i “sjelljes” është bërë një objektiv lëvizës. Unë do ta pranoj bisedën që më vjen në mendje dhe do të mendoj për dy biseda të tjera që mund të filloja në vend të kësaj. Nëse kjo ju tingëllon shumë e vështirë, unë do t’ju jap falas një metod. Njëra nga bisedat fillon me: “Hej. A je mirë?”

Do ta kujtoj javën, në të cilën pështjellimi në uebfaqen e YMCA bëri që shumë familje të shkonin për not dhe mësime noti falas. Gjithmonë do ta kujtoj zhgënjimin, rrëfimin dhe ato deklarimet për humbje të kotë të kohës. Gjithmonë do ta kujtoj zemërimin e fëmijëve përderisa prindërit e tyre ishin të zemëruar, turfullimin e tyre përderisa prindërit turfullonin. Dhe pastaj do ta kujtoj atë familjen e basketbollit. Ata hynë në zonën e pishinës ashtu si të gjithë të tjerët dhe u stepën. Fëmijët shikuan babanë e tyre. Ai tha, “Unë mendoj se do të duhet të luajmë basketboll.” Fëmijët tashmë ishin me rroba banje dhe thanë që nuk kishin rroba palestre ose këpucë. Babai i tyre ngriti supet dhe tha se as ai nuk kishte, dhe shtoi “mirëpo mos i thuani mamit” para se të ikte duke u ndjekur pas nga fëmijët e tij. Do të mund ta dëgjonit të qeshurën e tyre nga korridori. Do ta mbaj mend këtë.

Do ta mbaj mend që ata po mësojnë. Do ta mbaj mend që ata po mësojnë se si të përballen dhe si të kujdesen për njëri-tjetrin, ashtu si pjesa tjetër. Do të mbaj mend se bota e tyre mund të jetë e ndryshme nga e imja, por është po aq e plotë, e pasur dhe e vërtetë. Dhe humbja e saj dhemb po aq. Dhe se diplomimi ose matura ose cilido moment historic për të cilin ka qenë duke pritur, ka ende rëndësi, edhe mund të duken pak si të papritura. Dhe unë do të përpiqem, sa më shpesh që të mundem, ta filloj bisedën e cila do të ndihmojë, më shumë sesa atë që është më joshëse.

Une jam akoma duke mesuar. Kjo është më e mira që mund të bëjë.

Autor: Amanda Baker
Në shqip nga filozofia.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu