Ti dhe Hëna

Kësaj nate me hënë të vjeshtës,
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtyhen me vrap pareshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Por si retë mendimet e mia,
Po më shtyhen ndër mend më shpesh.
Dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti,
Si kjo Hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket,
Dhe netët, do të mbeten pa të.
Kurse ti në ëndërrimet e mia përjetë,
Perëndim s’do të kesh kurrsesi.


Unë pashë lulet e para

Unë pashë lulet e para,
Që çelën kudo përmbi dhe.
Pashë zogjtë e parë shtegtarë,
Që u kthyen sërishmi tek ne.

Në brigje, në kopshte, në ara,
Gjithçka është e parë, gjithçka.
Ndërmend dashuria e parë,
Ato kur i pashë, më ra.

Do vyshken të gjitha të parat,
Dhe prape do të kthehen ato.
Përveç dashurisë së parë,
As vyshket, as kthehet ajo.


Ka njëzet vjet që ti mungon
Zbrazëtirën asgjë se mbush
Në tryezën e gëzimit a të brengës sonë
Ka një vend ku s’ulet askush

N’aeroport të rinasit nga ike
Pistat janë të shtruara gjithnjë
Të gjithë avionët ty të marrin
Por pas s’të kthen asnjë

Vec mes gjëmimit të motoreve
Duralumini ndrit, dritheron,
Zëri gjemuer dhe buzeqeshja jote
Vijnë një cast dhe prap shkojnë

– Ismail Kadare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu