Ndoshta të ka ndodhur të jesh në martesën e shoqes më të mirë me një tr*p. Me siguri ke dashur “të flisje tani”, por ke heshtur…përgjithmonë.

Disa çifte të bëjnë të pyesësh veten dhe të mendosh si ka mundësi që ajo rri me të? Studiuesit janë munduar t’i përgjigjen asaj pyetjeje…

Gomerët kanë për çudi shumë karakteristika që u duken tërheqëse grave, thotë Gregory Carter, Ph.D., psikolog në Universitetin e Durhamit në Britaninë e Madhe. Këto tipare janë sjellja dominuese dhe sociale, shumë vetëbesim dhe vantiet, tendencë për t’u veshur mirë dhe për t’u kujdesur për veten, thotë Carter.

Dhe tërheqja e saj ndaj këtyre cilësive mund të jetë e mbështetur në biologji. “Të gjitha këto tipare e sinjalizojnë një grua që burri ka vetëbesim, gjene të mira dhe aksese në burime, gjëra që nga pikëpamja evolucionare mund të jenë tërheqëse ose të ofrojnë siguri”, thotë Dr. Vinita Mehta, një psikologe klinike me bazë në Washington D.C.

Naricizistët, psikopatët dhe tipat makiavelianë, ose ata që psikologët ndonjëherë i quajnë grupi “Treshja e Errët” e tipareve negative të personalitetit, gjithashtu priren të jenë konkurrentë të fortë, thotë Carter. Ata gjuajnë gra të martuara me një djalë tjetër, ose që janë vulnerabël. Kjo rrit aksesin e tyre te vajzat, thotë Carter.

Megjithatë edhe djemtë për së mbari mund t’u marrin disa sekrete këtyre tipave, pa u bërë si ata.

Burrat që flasin për synime ose pasione interesante duke si me vetëbesim, grave iu duken tërheqës, thotë Sean Murphy, një studiues në Universitetin e Queensland në Australi.

Kjo nuk do të thotë që duhet të mburresh për rrogën tënde me 6 shifra ose ngjitjen epike që bëre fundjavën e shkuar, por paraqitja në mënyrë të përpunuar e punës dhe hobeve, do të shfaqte talentet e tua pa u dukur arrogant, thotë Murphy!

Humori dhe kreativiteti iu çojnë grave sinjale që ti ke gjene të mira, thotë Mehta. Ndaj nëse ke ndonjë dell artistik, bën foto apo luan pak në piano, po t’i përmendësh do të të rritet reputacioni me gratë.

Përveç këtyre, mënyra si rri dhe gjestet mund të sinjalizojnë nëse je tip dominues apo i tërhequr dhe dominanca është një tipar që gratë janë të programuara ta pëlqejnë, thotë Mehta.

Kërkimet tregojnë që duhet t’i mbash krahët hapur kur je duke folur dhe ta vendosësh dorën në shpatullat e një miku për të çliruar atë vibrimin supermashkullor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu