“Paraqitu i dobët kur je i fortë, dhe i fortë kur je i dobët.”

“Nëse e njeh veten dhe armikun, nuk ke nevojë ti frikësohesh as të rezultatit të njëqind betejave. Nëse e njeh vet por jo armikun, për çdo fitore do ta vuash edhe nga një humbje. Nëse nuk e njeh as veten dhe as armikun, do të dorëzohesh në secilën betejë.”

“Le të jenë planet e tua të errëta dhe të padepërtueshme si nata dhe kur lëviz, bjer si një vetëtimë.”

“Përsosmëria supreme qëndron në thyerjen e rezistencës së armikut, pa luftuar fare me të.”

“Luftëtarët fitimtarë fillimisht fitojnë, pastaj shkojnë në betejë, përderisa luftëtarët e mposhtur fillimisht shkojnë ne betejë dhe pastaj e kërkojnë fitoren.”

“Në mes të kaosit, gjithashtu qëndron edhe mundësia.”

“Nëse armiku është i sigurt në të gjitha pikat, rri gati për të. Nëse ai ka superioritet në forcë, shmange atë. Nëse kundërshtari yt është i papërmbajtshëm, mundohu ta zemërosh atë. Pretendo se je i dobët, në mënyrë që ai të bëhet arrogant. Nëse është duke pushuar, mos e le rehat. Nëse forcat e tij janë të bashkuara, ndaji ato. Sulmoje atëherë kur është i papërgatitut. Shfaqu aty ku s’të pret.”

“Fitorja e më e madhe është ajo që s’kërkon betejë.”

“Nuk ekziston asnjë rast i ndonjë kombi që të ketë përfituar nga lufta e stërzgjatur.”

“Ushtarët e tu trajtoj sikur djemt e tu të dashur dhe ata do të të vijn pas deri në lugajën më të thellë.”

“Kur e rrethon një ushtri, nje dalje lëre të lirë. Armikun e dëshpëruar mos e shtyp shumë.”

“Kush dëshiron të luftojë, fillimisht duhet t’i llogarisë kostot.”

“Bëhu ekstremisht delikat madje deri në shformësim. Bëhu ekstremisht misterioz madje deri heshtje apsolute. Në këtë mënyrë, ti mund të bëhesh drejtues i fatit të kundërshtarit tënd.”

“Dikush mund ta dijë si pushtohet, pa qenë i aftë që vetë ta bëjë atë.”

“I gjithë sekreti qëndron në hutimin e kundërshtarit, në mënyrë që ai të mos mund ta kuptoj synimin tonë të vërtetë.”

“Ekzistojnë rrugë që nuk duhet të ndiqen, ushtri që nuk duhet të sulmohen, qytete që nuk duhen rrethuar, pozicione që nuk duhet kontestuar, dhe komanda të sundimtarëve që nuk duhen respektuar.”

“Sulmi është sekreti i mbrojtjes; mbrojtja është planifikimi i një sulmi.”

“Rezultatet e mëdha mund të arrihet me forca të vogla.”

“Trimëria pa maturi, e bën njeriun të luftoj verbërisht dhe me dëshpërim, ashut si nje Dem i çmendur. Me një kundërshtar të tillë, nuk duhet të ballafaqohesh me forcë brutale, por duhet joshur drejt pusisë dhe pastaj vrasjes.”

“Nëse kurr nuk rrezikon, kurr nuk fiton.”

“Është e lehtë ta duash shokun, mirëpo ndonjëherë mësimi më i vështirë për ta marrë është ta duash armikun tënd.”

Sun Tzu, “Arti i luftës”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu