Ndërsa  pandemia e Covid-19 vazhdon,  miliona njerëz në SH.B.A. janë duke u mësuar me idenë që duhet të shkëputën  gjithnjë e më shumë nga shoqëria.

Përtej bezdisë për të punuar nga shtëpia, ose për të mos qenë në gjendje të shkoni në bare, restorante apo kinema, ekspertët kanë zbuluar se izolimi social mund të ketë një efekt të thellë në fizikun e njerëzve, si dhe shëndetin mendor.

Izolimi afatgjatë  madje rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Po quhet një “recesion shoqëror” dhe mund të ketë efekte të thella fizike dhe psikologjike shkruan The Guardian.

“Njerëzit që janë më  social tregojnë më pak inflamacion, përkundrazi njerëzit që janë më të izoluar dhe të vetmuar tregojnë më shumë inflamacion kronik. Inflamacioni kronik është i lidhur me një sërë sëmundjesh kronike, “tha Julianne Holt-Lunstad, një profesore e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigham Young.

“Ne gjithashtu kemi prova që kjo lidhet edhe me funksionin kardiovaskular, si presioni i gjakut, rrahjet e zemrës, hormonet e stresit që qarkullojnë. Pra çdo gjë lidhet plakjen qelizore. ”

Baret dhe restorantet janë mbyllur në të paktën 11 shtete , përfshirë Kaliforninë, Illinois dhe New York, ndërsa më shumë se 30 shtete kanë mbyllur shkollat.

Të hënën njerëzit në gjashtë qarqe në veri të Kalifornisë iu dha lajmërimi që duhej të qëndronin në shtëpi, një nga masat më të rrepta  në SH.B.A.

Franca gjithashtu dha lajmërimin  i cili do t’u lejonte njerëzve vetëm të shkojnë në supermarkete, farmaci dhe vendet e tyre të punës – nëse puna nga shtëpia  nuk ishte e mundur raporton abcnews.al

Hulumtimi i Holt-Lunstad paraqet një vështrim të qartë se si izolimi shoqëror gjatë një periudhe  mund të ndikojë në trupin tonë. Ajo ekzaminoi të dhëna nga e gjithë bota për të studiuar efektet e njerëzve kur ishin të izoluar, të shoqëruar ose ata që jetonin vetëm.

“Vetmia rrit mundësinë për vdekje të parakohëshme me 26%, izolimi me 29% dhe të jetuarit vetëm me 32%”.

Holt-Lunstad nuk zbuloi se cili  shkak i vdekjes ishte më i përhapur se tjetri. Por rreziku i vdekjes tek personat që kishin sëmundje të zemrës, kancer apo  probleme në veshka rritej më tepër nga izolimi.

Një periudhë prej disa javësh në izolim nuk mund të çojë në inflamacion dhe rrezik të problemeve kardiovaskulare  thekson Holt-Lunstad. Sidoqoftë, njerëzit mund të shohin ndikime  në shëndetin e tyre.

“Ne kemi prova që këto [periudha izolimi] mund të kenë efekte të menjëhershme dhe afatshkurtra në fiziologjinë tonë. Por, për shembull, nëse tensioni juaj i gjakut është ngritur në mënyrë akute, do të ketë një lloj efekti tjetër në krahasim nëse presioni i gjakut rritet në mënyrë kronike, “tha Holt-Lunstad.

“Për ata persona me sëmundje të mëparshme këto  ngritje akute të tensionit mund të shkaktojnë një tjetër sëmundje akute.

Një nga arsyet që njerëzit mund t’a kalojnë disi izolimin shoqëror është sepse marrëdhëniet personale mund të na ndihmojnë të përballojmë stresin, tha Holt-Linstad raporton abcnews.al

Dhruv Khullar, një mjek dhe studiues në Weill Cornell Medicine në New York, tha se periudhat e shkurtra të izolimit mund të shkaktojnë rritje të ankthit ose depresionit “brenda ditëve”.

“Ne jemi krijesa sociale. Për të gjithë historinë e njerëzimit, njerëzit kanë qenë pjesë e strukturave familjare, njerëzit kanë qenë në grupe, ne jemi mbështetur gjithmonë tek  qeniet e tjera njerëzore, “tha Khullar.”

Khullar, i cili theksoi se të jemi prezent në tubime socila është e rëndësishme dhe  mori në konsideratë një sere opsionesh lidhur me këtë gjë.

Mesazhet,  telefonatat me video apo edhe telefoni mund të ndihmojnë në eleminimin  e ndjenjës së izolimit ose vetmisë.

Kontakti fizik, duke qenë ballë për ballë me njerëzit, ka të gjitha efektin e mundshëm pozitiv shoqëror që ne marrim dhe mund  të mbështetemi tek ata.

Gjithashtu edhe rrjetet dixhitale janë një format i pasur- kështu që një telefonatë është më e mirë se një tekst, një video- telefonatë është ndoshta më e mirë sesa një telefonatë. ”

Njerëzit e moshuar, të cilët janë më të rrezikuar nga Covid-19,  nuk janë shumë të informuar nga ana teknologjike.Ata mund të mos jenë në gjendje të flasin me video ose madje të dërgojnë një mesazh. Khullar tha se ështe e rëndësishme t’i sigurojmë që ne jemi afër tyre.

“Le të kujdesemi për njerëzit që janë më të rrezikuar,” tha Khullar.

“Sigurohuni që ju jeni aty për ta, ju kanë afër dhe akoma i doni dhe shqetësoni për mirëqëniën e tyre./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu