A e keni pyetur veten ndonjëherë:

“Si u bë kjo shoqëri kaq lakmitare dhe e pashpirt?”

Kur isha fëmijë, si shumë prej jush, supozoja se kur të rritesha do të jetoja në një botë që ishte kryesisht fer, e drejtë dhe e mirë.

Imagjinoja që do të rrija me të rritur të tjerë, të cilët ishin sipërmarrës, të zgjuar dhe argëtues. E dija që, si të rritur, do të na duhej të bënim gjëra të përgjegjshme, të tilla si të shkojmë në punë dhe të paguajmë faturat. Por unë e kisha imagjinuar që “të shkosh në punë” do të thotë të kërkosh një qëllim fisnik, jo ndonjë gjë të mërzitshme që ne ishim të detyruar të bënim vetëm për të fituar para.

Gjithmonë kisha supozuar se jeta e rritur ishte në thelb e përmbushur. Kjo punë ishte një gjë e bukur.

Nuk e di nga e kam marrë këtë ide. Nuk është se unë kam lindur në privilegje ku ndjekja e një jete me qëllim ishte normë. Përkundrazi.

Unë kam lindur në Filipine në një pjesë të varfër të Manilas. Kam jetuar në një banesë të vogël me gjyshen, gjyshin, shtatë fëmijët e tjerë të tyre dhe disa nga gratë dhe burrat e tyre. Mbaj mend që mamaja më tha se sa e keqe ishte ajo jetë. Ajo ishte vërtet e lënduar nga mënyra sesi njerëzit e trajtonin familjen tonë sepse ishim të varfër.

Megjithatë unë kam pasur fat. Kur isha fëmijë, mamaja përmes miqve, njohu babanë tim, një pilot Australian. Ai u dashurua me ne dhe na çoi në Australi. Mamaja ishte e guximshme. Ajo la gjithçka me të cilat ishte mësuar që të transferohej në një vend të huaj, me një burrë të huaj që fliste një gjuhë të huaj – të gjithë këti i bëri në mënyrë që unë të mund të kisha një jetë më të mirë. Babi ishte i guximshëm në një mënyrë tjetër. Ai kujdesej për mua.

Duke mos i përfilluar mosmarrëveshjet, unë u rrita në një shtëpi të klasës së mesme Australiane. U bekova me një mundësi të vërtetë në jetë dhe e shfrytëzova atë.

Më pëlqente të mësoja. Më eci shumë mirë dhe u futa në shkollë juridike. Kam luajtur një mori rolesh udhëheqëse studentore. Mendova se më në fund isha në rrugën e duhur për të bërë karrierën përmbushëse që e kisha imagjinuar për veten time si fëmijë. U gëzova shumë kur sigurova një pozicion me diplomë për avokat në një firmë të madhe në Sidnej.

Dhe kjo është koha kur realiteti më goditi për herë të parë në fytyrë.

Duke punuar në një korporatë juridike, shpejt zbulova se shumë biznese nuk ekzistonin për të zgjidhur problemet e shoqërisë fare. Ato ekzistonin për t’i bërë pronarët e pasur edhe më të pasur.

U ndjeva si një budalla. Sigurisht që ato për atë punë ekzistonin – unë isha thjesht një mohues. Nuk doja të besoja se bota mund të ishte kaq lakmitare. Si mund të jenë njerëzit kaq lakmitar, dhe të dëshirojnë gjithnjë e më shumë, kur miliona, miliarda njerëz nuk kanë asgjë fare? Kjo ta shpifte.

E dini se çfarë tjetër ta shpifte?

Gjatë kohës sime në korporatë kam pasur rastin të mësoj – nga brenda – për qëndrimet që kishin disa njerëz të pasur ndaj njerëzve të varfër. Qëndrimet mbizotëruese ndaj klasës punëtore nuk ishin shumë empatike ose bujare. Më lëndoi shumë kur zbulova se disa njerëz që lindën në privilegje, vërtet mendonin se njerëzit përfunduan “të varfër” sepse nuk ishin “aq të zgjuar” për t’u pasuruar.

Kjo nuk përshtatej aspak me përvojën time. Ishte një qëndrim thellësisht i padrejtë. Përvoja ime ishte që shumë njerëz të zgjuar nuk mund të dilnin nga varfëria, jo për shkak të dembelizmit, por për shkak të diskriminimit sistematik ndaj njerëzve që nuk kishin pasuri ekzistuese. Njerëzit e zgjuar që rastisi të lindnin në varfëri, nuk mund të arsimoheshin sepse librat dhe rrobat e shkollës ishin shumë të shtrenjta, qirinjtë për të studiuar natën shiheshin si një luks, licencat ose huazimet ishin të vështira për t’u marrë dhe shumë njerëz duhej të punonin jashtë shtetit për vite me rradhë pa i parë fëmijët e tyre, vetëm e vetëm që ata të mund t’u jepnin atyre një jetë më të mirë. Njerëzit e varfër bënë kompromise të paimagjinueshme për të mbështetur familjet e tyre.

Ata nuk ishin dembelë. Ata ishin të guximshëm.

Për dhjetë vjet kam punuar në drejtësi, pastaj financa, brenda “establishmentit” dhe kam mësuar shumë. Ju mund të pyesni:

Pse keni pritur kaq gjatë për t’u larguar, nëse keni qenë kaq ambivalent për këtë?

Pyetje me vend. Këtë pyetje ja kam bërë edhe une vetes gjithashtu.

Unë mendoj se kam qëndruar pjesërisht për shkak kam dashur t’ia dëshmoj vetes se dikush si unë mund të ketë sukses në këtë botë. Padyshim gjithashtu qëndrova sepse doja t’i plotësoja pritjet e prindërve të mi. Dhe, së fundmi (dhe këtë e them me siklet), mbeta sepse edhe unë u përthitha nga sistemi. Sinjalet e jashtme të suksesit ishin joshëse. Fillova të kem ëndrra për shtëpi të zbukuruara, varka dhe udhëtime. Promovime, tituj, status, respekt, siguri financiare. Me siguri të gjitha këto gjëra nuk ishin bërë për mua?!

E megjithatë, ja ku isha. Ishte surreale.

Në njërën anë:

Ky ishte sukses përtej ëndrrave të mia më të egra.

Në anën tjetër:

E urreja veten që isha një shitës i pakuptimtë, patetik, i shitur.

Kostoja e jetesës së një ekzistence të ndjekur nga fitimi – shoku, tmerri – përfundimisht e pati koston e vetë shpirtërore.

Me kalimin e kohës, e ndjeva që më ishte nxirë shpirti.

Ndërsa vitet kaluan, unë u bëra i zbehur, cinik, i shqetësuar dhe i hutuar.

Asgjë nuk kishte kuptim.

Dikur kam menduar se kur të rritem gjithçka do të demaskohej. Më në fund do ta kuptoja se çfarë nënkuptonte ankthi. Me siguri, qëllimi fisnik që dëshirova ta shfaq do ta zbulonte veten pasi të arrija lartësitë marramendëse të udhëheqjes në një kompani të madhe?!

Kur arrita përfundimisht atje, realiteti më goditi përsëri në fytyrë.

Rezultoi se bashkëmoshatarët e mi – të cilët dikur i shikoja si model – nuk i pëlqenin vërtet punët e tyre prestigjioze. Ata ishin atje vetëm për ti paguar tarifat shkollore të fëmijëve të tyre dhe stilin e jetës së tyre të klasës së mesme. Mantra e tyre ishte “mos e tronditni varkën”. Ëndrra e tyre ishte të mbaheshin mjaftueshëm gjatë duke bërë sa më pak, derisa të mund të pensionoheshin dhe të ktheheshin në floën e tyre të ëmbël.

Nuk doja ta besoja atë që po e shihja. Ishte shumë e vështirë për ta pranuar. Pranimi do të thoshte se unë duhej të përballesha me të vërtetën se puna për të cilën po e shpenzoja gjithë kohën time – që po ia kushtoja jetën time të çmuar – nuk ishte aspak një qëllim fisnik. Unë nuk mund ta përballoja të vërtetën. Kështu që qëndrova në mohim.

Por vazhdoja të shkelja nëpër minat e së vërtetës.

Unë pashë drejtuesit – dhe unë isha i tronditur – duke mbajtur fjalime motivuese për qindra punonjës të lodhur, në publik – dhe pastaj privatisht vajtojnin me dëshpërim duke thënë se sa e kotë ishte e gjithë kjo maskaradë.

Unë nuk e kuptoja se përse ata do të thoshin diçka, e pastaj të bëjnë diçka tjetër?

Pse të gjithë pretenduan se ishin mirë, kur ishin në të vërtetë, të djegur?

Pse jemi të detyruar të bëjmë një kompromos të pamundur midis bërjes së parave – dhe rikthimit në shoqërisë?

Pse bizneset nuk mund ti vendosnin qëllimin dhe fitimin krah për krah?

Unë rash në një krizë ekzistenciale dhe, megjithë premtimin për edhe më shumë shpërblime, unë e braktisa punën time pa e pasur ndonjë opsion tjetër në pritje. Ishte një rrezik i madh. Por nëse asgjë tjetër, do të mësoja se mund të kaloja nëpër çdo gjë. Dhe përveç kësaj, asnjë sasi parash nuk ia vlente në këmbim të shpirtit tim.

Autore: Kat Dunn
Në shqip nga filozofia.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu