“Nëse je duke kaluar një çast të vështirë, vazhdo përpara, i keq është çasti, jo ti.”
– Spinoza

“Gratë që buzëqeshin bukur kanë forcën të na bëjnë të ndiejmë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se të bëhesh kruspull në buzët e tyre.”
– Poeti i ndaluar

“Të jesh me ty apo të mos jesh me ty, është matje e kohës për mua.”
– Jorge Luis Borges

“Shiu seç ka një të fshehtë të vagëllimtë, diçka si dremitje magjepsëse dhe të ëmbël, një muzikë përvuajtëse zgjohet me të dhe bën të shpërgjumet vetë shpirti i peizazhit.”
– Federico Garcia Lorca

“Thuhet se poeti është terapeut i madh. Në këtë kuptim puna poetike është njësoj si yshtja, domethënë sikur të bësh magji, ndryshe, të përtërish. Të shkruash një poezi do të thotë të shërosh plagën e thellë, plagosjen e rëndë. Sepse të gjithë jemi të plagosur.”
– Alehandra Pizarnik

“Derisa të ketë qoftë edhe një grua të bukur, do të ketë poezi”
– Gustavo Adolfo Bequer

“Një burrë bën atë që mundet. Një grua bën atë që një burrë nuk mund ta bëjë dot.”
– Isabel Allende

“Kur vdes, nuk e di se je duke vdekur dhe nuk vuan për atë gjë. Vuajtja është për të tjerët. E njëjta gjë ndodh edhe kur je budalla.”
– Einstein

“Pasioni për burrin është një përrua, për gruan është një greminë.”
– Concepcion Arenal

“Mos i thuaj «të dua», nëse nuk e ke parë asnjëherë duke qarë apo të zemëruar, nëse nuk e ke parë duke u shkrirë në gaz, tejet të emocionuar apo edhe duke fjetur, sepse të gjitha këto tregojnë se kush është në të vërtetë.”
– Filososafines

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu