“Është preokupimi për posedime, ajo që më shumë se çdo gjë tjetër, na pengon për të jetuar lirshëm dhe me bujari.”
– Bertrand Russell

“Besnikëri ndaj atdheut gjithmonë, besnikëri ndaj qeverisë, vetëm kur e meriton.”
– Mark Twain

“Kur njëherë njeriu e gjen veten, nuk ekziston asgjë në këtë botë që ai do ta humb. Dhe atëherë kur ai ta kuptojë njerëzoren brenda vetes, ai do ti kuptojë të gjitha krijesat njerëzore.”
– Stefan Zweig

“Një njeri duhet të dëgjojë pak muzik, të lexoj pak poezi dhe të shoh një piktur të mirë çdo ditë të jetës së tij, në mënyrë që shqetësimet e botës të mos mund të ia prishin ndjenjën e së bukurës, të cilën Zoti e ka mbjellur të shpirtin e njeriut.”
– Johann Wolfgang von Goethe

“Pyetja më e madhe e cila, në të gjitha kohërat e ka shqetësuar njerëzimin dhe u ka sjellur atyre pjesët më të mëdha të neverisë së tyre… ka qenë, jo nëse pushteti duhet të ekzistojë ose jo në botë, e as se prej nga vjen ai, por kush duhet ta ketë atë?”
– John Lock

“Nëse mjerimi i të varfërve nuk është shkaktuar nga ligjet e natyrës, por nga institucionet tona, i madh është mëkati ynë.”
– Charles Darwin

“Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetes. Jeta ka të bëjë me krijim e vetes.”
– George Bernard Shaw

“Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijë.”
– Fyodor Dostoyevsky

“Mënyra më e mirë për ta korruptuar një të ri është ta mësosh atë ti vlerësojë më shumë ata që mendojnë njësojë se sa ata që mendojnë ndryshe.”
– Friedrich Nietzsche

“Inteligjenca jeton më gjatë se bukuria.”
– Oscar Wilde

“Mendjet më të mëdha janë të afta për virtyte të mëdha por gjithashtu edhe për vese të mëdha.”
– René Descartes

“Nëse ngjitemi mjaftueshëm lartë, ne do ta arrijmë një lartësi prej të cilës tragjedia pushon së dukuri tragjike.”
– Irvin D. Yalom

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu