“Ai që është mizor me kafshët bëhet gjithashtu i vështirë edhe kur ka të bëjë me njerëzit. Ne mund ta gjykojmë zemrën e njeriut nga trajtimi që ai ua bënë kafshëve.”

– Immanuel Kant

“Ata që i edukojnë fëmijët duhet të nderohen më shumë se sa ata që i bëjnë fëmijët, sepse ata që i bëjnë vetëm u japin jetë atyre, ndërsa ata që i edukojnë ua mësojnë artin e të jetuarit mirë.”

– Aristoteli

“Përkundër sasisë shumë të madhe të librave, sa pak njerëz lexojnë! Dhe nëse dikush lexon frytshëm, ai do ta kuptojë se sa shumë gjëra të trasha, turma e egër, është e kënaqur që i gëlltit çdo ditë.”

– Volteri

 

“Ambicia ime është ta them me dhjetë fjalë atë që të tjetër e thonë në një libër të tërë”.

– Friedrich Nietzsche

 

“Sepse të biesh në dashuri nuk do të thotë edhe të dashurosh. Dikush mund të bie në dashuri dhe ende të urrej.”

– Fyodor Dostoyevsky

 

“Barazia qëndron vetëm në dinjitetin moral njerëzor… Lëreni fillimisht të ketë vëllezër, pastaj do të ketë edhe vëllazëri dhe vetëm pas kësaj do të ketë ndarje të drejtë të të mirave mes vëllezërve.”

– Fyodor Dostoyevsky

 

“Njeriu modern mendon se e humbet kohën, nëse nuk i bënë gjërat shpejt. Sidoqoftë, ai nuk di se çfarë të bëjë më kohën e fituar, përveç se ta vrasë atë.”

– Erich Fromm

 

“Njëra ndër simptomat që ju dërgon drejt thyerjes nervore është besimi se ajo që e bëni është tmerrësisht e rëndësishme.”

– Bertrand Russell

 

“Edukim do të thotë ti mësojmë fëmijët tanë ti dëshirojnë gjërat e drejta.”

– Plato

 

“Unë nuk jam Profet. Puna ime është të ndërtoj Dritare aty ku dikur kishte Mur.”

– Michel Foucault

 

“Liria nuk është asgjë tjetër veçse mundësia për të qenë më i mirë.”

– Albert Camus

 

“Dhe kështu njeriu u mirë e ka për detyrë të jetë edhe egoist, sepse duke e bërë atë që është fisnike, ai do ta ketë përparësi veten dhe do tu bëjë mirë edhe të tjerëve. Mirëpo, i tillë nuk duhet të jetë edhe njeriu i keq, sepse ai do t’i bëjë dëm vetes dhe fqinjëve të tij duke ndjekur pasione të ulëta dhe djallëzore.

 

Në rastin e njeriut të keq, ajo që ai duhet ta bëjë dhe ajo që ai e bënë janë në shpërputhje të plotë. Mirëpo njeriu i mirë e bënë atë që duhet bërë sepse i gjithë intelekti e zgjedh atë që është më e mira për veten dhe njeriu i mirë veten e vë nën drejtimin e intelektit.”

– Aristoteli

 

“Esenca e instiktit është se ai përcillet në mënyrë të pavarur nga arsyeja.”

– Charles Darwin

 

“E vërteta është shumë e vështirë për tu treguar. Ajo ndonjëherë ka nevojë për pak trillim për tu bërë e pranueshme.”

– Francis Bacon

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu