– Friedrich Nietzsche

“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”.

“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.

“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?

“Heshtja është më e keqja, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.

“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.

“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.

“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.

“Dhe kur një herë të zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.

“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu!

Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”

“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.

“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.

“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.

“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet”.

“Ai që bindet nuk e dëgjon veten.”

“Përgjërimi ynë për një mik është tradhëtari ynë. Dhe shpeshherë, me dashurinë tonë ne duam vetëm ta kapërcejmë zilinë. Dhe shpeshherë, ne sulmojmë dhe i bëjmë vetët tona armiqë, vetëm për ta mbajtur të fshehur ndjeshmërinë tonë.”

“Ti thua se një kauzë e mirë do ta shenjtëroj madje edhe luftën! Unë të them se një luftë e mirë është ajo që e shenjtëron çdo kauzë.”

“A jeni ju një skllav? Atëherë ju nuk mud të bëheni një mik. A jeni ju një tiran? Atëherë ju nuk mund të keni miq.”

“Një ditë ti duhet të dashurosh përtej vetes tënde! Prandaj, fillimisht mëso të dashurosh. Dhe për këtë ti duhet ta pish kupën më të hidhur të dashurisë tënde.”

“Ekziston më shumë mençuri në trupin tuaj se sa në filozofin tuaj më të thellë.”

“Ju shikoni lart sepse dëshironi të lartësoheni. Unë shikoj poshtë sepse jam lart.”

“Do ta besoja vetëm Zotin që di të vallëzoj.”


– Viktor Hygo

“Fuqia e shikimit është abuzuar aq shumë në tregimet e dashurisë, sa që është bërë diçka e pabesueshme. Pak njerëz guxojnë të thonë sot se dy qënie kanë rënë dashuri sepse kanë shikuar tek njëri – tjetri. Sidoqoftë, kjo është mënyra se si fillon një dashuri, mënyra e vetme.”

“Asgjë nuk e bën njeriun më avanturier se sa gjepat e zbrazët.”

“Një njeri nuk është përtac sepse është zhytur në mendime. Ekziston puna që duket dhe punë që nuk duket.”

“E ardhmja ka disa emra: për të dobëtin ajo është e pamundur; për frikacakun ajo është e panjohur; por për trimin, ajo është ideal.”

“Zoti, manifestimin e vetë tek njeriu, në shkallën e parë e bënë përmes jetës së univerzit, dhe në shkallën e dytë përmes mendimit të njeriut. Manifestimi i dytë nuk është më pak e shenjtë se i pari. I pari është emëruar Natyrë, i dyti Art.”

“Muzika e shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe mbi të cilën është e pamundur të mbetesh i heshtur.”

“Ke kurajon për dhimbjet e mëdha të jetës, dhe durimin për ato të voglat; dhe atëherë kur me mundim i ke përmbushur detyrat ditore, shko fle i qetë. Zoti është zgjuar.”

“Qeshja është shkëlqim dielli. Ajo e heq dimrin nga fytyra e njeriut.”

“Ata që nuk qajnë, nuk shohin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu