“Rrethoje veten me nejrëz që ju bëjnë të lumtur. Njerëz që ju bëjnë të qeshni, që ju ndihmojnë kur keni nevojë. Njerëz që vërtetë kujdesen për ju. Këta janë njerëzit që i’a vlenë t’i kesh në jetë. Të tjerët janë vetëm kalimtar.”

“Arsyeja gjithmonë ka ekzistuar, por jo gjithmonë në formë të arsyeshme.”

“Të jesh radikal do të thotë ti mbërthesh gjërat nga rrënja.”

“Religjioni është impotenca e mendjes njerëzore për tu marrë me dukuritë të cilat ajo nuk mund t’i kuptojë.”

“Rritja në vlerë e botës së sendeve është në proporcion të drejtë me zvogëlimin e vlerës së botës njerëzore.”

“Kapitalizmi: Mësojeni një njeri të peshkojë, por peshqit që ai i kap nuk i përkasin atij. Ata janë të personit që e paguan atë për t’i kapur, dhe nëse ai ka fat mund të paguhet mjaftueshëm sa për ta blerë ndonjë peshk edhe për vete.”

– Karl Marx


“Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.”

“Të jesh vetja në një botë që vazhdimisht tenton të ju bëjë diçka tjetër, është arritja më e madhe.”

“Madhështia e miqësisë nuk është dora e shtrirë, nuk është as buzëqeshja e embël dhe as kënaqësia e shoqërimit; Madhështia e saj qëndron tek inspirimi shpirtëror që vjen tek njeriu kur ai e zbulon se dikush tjetër beson tek ai dhe ka vullnet të të besoj me miqësi.”

“Jeta është një udhëtim, jo një destinacion.”

“Asgjë nuk është më e thjeshtë se madhështia; vërtetë, të jesh i thjeshtë do të thotë të jesh i madh.”

–  Ralph Waldo Emerson


“Mos ke frikë; fati ynë nuk mund të merret nga ne. Ai është një dhuratë.”

“Vendet më të nxehta në Ferr janë të rezervuar për ata që e mbajnë neutralitetin në kohën e krizës morale.”

“Një gjë sa më e përkryer të jetë, aq më shumë ajo e ndien dhimbjen dhe kënaqësinë.”

“Bukuria e zgjon shpirtin për të vepruar.”

“Nëse e ndiqni prirjen tuaj natyrore, ju pa dyshim do të shkoni në parajsë.”

“Armët e drejtësisë hyjnore mprehen nga rrëfimi dhe dhimbja e të keqit.”

– Dante Alighieri

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu